• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreziku nuklear/ Rusia pengesë për paqen në botë, i vendos veto Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

by Java News
27/08/2022 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka bllokuar miratimin për marrëveshjen e përbashkët të Konferencës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me çarmatimin bërthamor.

Traktati i Mospërhapjes për Armët Bërthamore, i cili rishikohet nga 191 vende çdo pesë vjet, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore.

Por Rusia e ka kundërshtuar këtë traktat, duke iu referuar “shqetësimit të madh” mbi aktivitetet ushtarake rreth centraleve bërthamore të Ukrainës, në veçanti në Zaporizhzhia. Pjesëmarrësit në rishikimin e fundit në 2015 gjithashtu nuk arritën një marrëveshje, shkruan BBC.

Takimi i vitit 2022, i cili duhej të ishte zhvilluar në vitin 2020, u vonua për shkak të pandemisë Covid-19.

Dështimi për të rënë dakord për një deklaratë të përbashkët pasoi një konferencë katër-javore në Nju Jork.

Ministrja e Jashtme australiane Penny Wong tha se ishte “thellësisht e zhgënjyer” nga mungesa e marrëveshjes.

“Rusia pengoi përparimin duke refuzuar të bëjë kompromis për draftin e propozuar të pranuar nga të gjitha shtetet e tjera,” tha ajo.

Përfaqësuesja e SHBA-së, ambasadorja Bonnie Jenkins, tha se SHBA-ja “ndjen keqardhje të thellë për këtë rezultat, dhe aq më tepër për veprimet e Rusisë që na çuan këtu sot”.

Ambasadori i Kinës, ndërkohë, tha se pavarësisht mungesës së marrëveshjes, procesi ishte “një praktikë e rëndësishme e sigurisë së përbashkët dhe multilateralizmit të vërtetë”.

Nga ana e saj Organiozata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore shprehu keqardhjen që “në një vit kur një shtet i armatosur me armë bërthamore pushtoi një shtet të armatosur jobërthamor, një takim i pothuajse të gjitha vendeve në botë dështoi për të ndërmarrë veprime për çarmatimin bërthamor”, ndërsa organizata me bazë në Uashington tha se konferenca përfaqësonte një “mundësi të humbur për të forcuar traktatin dhe sigurinë globale”./m.j

Next Post
Greqi, çmimet e ushqimeve bazë rriten me 25% brenda një muaji. Ja krahasimi me listë në dorë

Greqi, çmimet e ushqimeve bazë rriten me 25% brenda një muaji. Ja krahasimi me listë në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In