• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nuk ka kaluar

by Enver Robelli
25/09/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Ka një tendencë madje edhe në mediat e pavarura serbe që për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të shfajësohet Vuçiqi, duke ia ngarkuar fajin “strukturave”, “shërbimeve”, shefit të shërbimit sekret Vullin dhe ministrit të Mbrojtjes Gashiq, grupeve të fuqishme kriminale në veri të prira nga Millan Radojçiqi etj. Ka edhe bjerrakohës të tjerë që notojnë nëpër moçalin e botës digjitale dhe “analizojnë” se Vuçiqi nuk ka pasur interes të ndodhë kjo.

E vërteta është kjo:

– Vuçiqi e ka bashkëpunëtor të ngushtë Vullinin, të cilin e ka emëruar shef të shërbimit sekret BIA. Më parë ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm
– Vuçiqi ka vite që mbron me të gjitha mjetet dy krerët e mafies në veri të Kosovës: Millan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Të dy janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

– Grupet kriminale serbe në veri nuk do të ishin kaq të fuqishme pa përkrahjen e regjimit të Vuçiqit

– Edhe po të mos kishte interes të ndodhë kjo tani, Vuçiqi e ka krijuar një monstrum kriminal në veri dhe ky monstrum herët apo vonë kryen vepra monstruoze

– Çdo serb i Kosovës (sidomos në veri) që ka guxim të jetë lojal ndaj shtetit të Kosovës, është i rrezikuar nga strukturat kriminale të kontrolluara nga Beogradi. Këtë e tregojnë djegia e veturave të serbëve që kanë pranuar targat e Kosovës dhe arrestimi në Serbi i serbëve kosovarë që punojnë apo bashkëpunojnë me institucionet legale të Kosovës. Në Graçanicë, për shembull, përkrahësit e Vuçiqit e terrorizojnë edhe një fëmijë serb që luan futboll me bashkëmoshatarët e tij shqiptarë

–  Paraqitja teatrale e Vuçiqit mbrëmë para mediave në Beograd tregoi, mes tjerash, me sa vijon: 1) sulmin terrorist presidenti serb e quajti “kryengritje” kundër zullumit të Kosovës dhe kësisoj, në fakt, e arsyetoi vrasjen e policit kosovar, 2) u mllefos që një gazetare e pyeti për uniformat e terroristëve, duke thënë se ato s’ishin të forcave serbe të sigurisë dhe se mund të blihen kudo, 3) gjerë e gjatë u mor me mjetet e transportit të terroristëve duke pretenduar se bëhej fjalë për disa automjete civile të modifikuara – fotografitë tregojnë të kundërtën. Ky aksion terrorist nuk është përgatitur gjatë fundjavës… Municioni, armatimi, pusia e ngritur nga terroristët, ikja e tyre në manastir me tendencë për të shkaktuar gjakderdhje duke i marrë peng besimtarët civilë – janë shenja të qarta për një aksion të përgatitur me javë, në mos muaj dhe me prapavijë jo vetëm logjistike në Serbi

– Marrë parasysh të gjitha këto, zjarrvënësi e ka një emër: ai është Aleksandar Vuçiq. Pas aksionit kriminal në veri, pas konferencës së mbrëmshme për media (me pauza dramatike, shfryrje qesharake, krekosje, gënjeshtra, manipulime, shtirje, luajtje të rolit të viktimës) – sot Vuçiq takoi ambasadorin e Rusisë në Beograd. Një takim koordinues pas krimit terrorist në veri të Kosovës…

– Roli destruktiv i Serbisë në veri të Kosovës nuk ka marrë fund dje. Ekziston rreziku që gjendja të përshkallëzohet. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për këtë. Maturi dhe vendosmëri maksimale, përfshirë dialogun dhe koordinimin me faktorët relevantë ndërkombëtarë

– Nëse disa nga terroristët sulmues kanë arritur të ikin në Serbi, Kosova duhet të insistojë që ata të ekstradohen në Kosovë ose të ballafaqohen me ligjin në Serbi (ka pak gjasa të ndodhë kjo). Por është e drejtë legjitime e Kosovës të kërkojë ndëshkimin e terroristëve – siç i quajti edhe Bashkimi Europian.

Next Post
“Po përgatiten bishta lopate dhe…”/ Çupi për 3 marsin: Berisha është përgatitur për demonstratë të dhunshme

Vazhdoni zotërinj, drejt e në ferr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In