• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i smogut për shëndetin, shkaktar i 14% të problemeve kardiovaskulare

by Ardit Rada
27/06/2020 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi 14 përqind e problemeve kardiovaskulare shkaktohen nga  smogu, shkruan fanpage.it

Grimcat e imëta me një diametër mesatar prej rreth 2.5 mikrometër (PM 2.5), depërtojnë më thellë në mushkëri duke shkaktuar një gjendje inflamatore akute dhe kronike. Disa studime në të kaluarën kanë zbuluar lidhje shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe patologjive të ndryshme, të tilla si astma , kanceri dhe problemet në frymëmarrje; tani janë gjetur prova të ndikimit që ka smogu në sistemin kardiovaskular, raporton abcnews.al

Për të demonstruar lidhjen midis sëmundjeve kardiovaskulare dhe smogut, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror Oregon bashkëpunuan me kolegët e Universitetit të Santo Amaro në Sao Paulo, Brazil dhe shumë institute të tjera në të gjithë botën.

Shkencëtarët, të koordinuar nga epidemiologu i Universitetit Amerikan Profesor Perry Hystad, dolën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e  mijëra të rriturve të përfshirë në studimin e madh PURE, një hetim i koordinuar nga Profesor Salim Yusuf nga Universiteti Kanadez McMaster.

Për analizën e re, janë marrë në konsideratë të dhënat mjekësore të rreth 160 mijë pacientëve, të moshës midis 35 dhe 70 vjeç,  nga vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta. Ky detaj i fundit është veçanërisht i vlefshëm, pasi  shumica e anketave të mëparshme janë kryer mbi popullsinë e vendeve me të ardhura të larta, ku ndotja e ajrit është dukshëm më e ulët se ajo e vendeve në zhvillim.

Duke iu referuar të gjitha të dhënave, Hystad dhe kolegët vunë re, se për çdo 10 mikrogramë për metër kub, pati një rritje prej 5 përqind të problemeve kardiovaskulare. Projektimi i të dhënave në një shkallë globale, do të thotë që 14 përqind e sulmeve në zemër mund të lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë  me smogun.

Për të arritur në  statistika edhe  më të sakta, studiuesit morën parasysh edhe shumë faktorë të njohur të rrezikut, siç janë  pirja e duhanit , dietat dhe problemet e  mëparshme kardiovaskulare.

Ana pozitive e këtij studimi qëndron në faktin se nuk nevojitet shumë për të ulur  rrezikun e zemrës të shkaktuar nga smogu, prandaj edhe marrja e masave jo drastike kundër ndotjes (megjithëse ndonjëherë edhe e domosdoshme) mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndet. Detajet e hulumtimit u botuan në revistën shkencore The Lancet Planetary Health.

/e.rr

Next Post
Washington/ Cakaj takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

Washington/ Cakaj takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In