• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreziku i ri-infektimit me COVID/ Shkencëtarët: Çfarë zbuluam, do të ishte e tmerrshme nëse…

by Java News
27/08/2020 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pretendimit të shkencëtarëve në Universitetin e Hong Kongut se një pacient është infektuar për herë të dytë me virusin që shkakton COVID-19, Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam të Holandës, konfirmoi se edhe ajo ka identifikuar një rast të ri-infeksionit me koronavirus. Por mjekët thonë se sistemi imunitar i këtij pacienti ishte i rrezikuar seriozisht nga një sëmundje ekzistuese.

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Hong Kong-ut thotë se provat gjenetike zbuluan se një burrë 33-vjeçar që u kthye në Hong Kong nga një udhëtim në Spanjë në mes të gushtit kishte një lloj tjetër të koronavirusit nga ai me të cilin ishte infektuar më parë në mars.

Personi në fjalë kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë; infeksioni i tij më i fundit u zbulua përmes kontrollit he testimit në aeroportin e Hong Kongut.

“Disa njerëz mund të pyesin nëse do të jenë imunë përgjithmonë ndaj virusit pasi të shërohen? Nuk ka pasur një përgjigje të qartë më parë, por tani është shumë e qartë. Pas infeksionit të parë, gjithmonë ekziston një shans i dytë që të infektoheni”, thotë Dr. Kelvin To në departamentin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Hong Kongut.

Hulumtimi është pranuar nga revista Sëmundjet Klinike Infektive por ende nuk është botuar, dhe disa ekspertë të pavarur po kërkojnë të bëhet kujdes derisa të jenë të disponueshme rezultatet e plota.

Nëse njerëzit që kanë pasur COVID-19 janë imunë ndaj infeksioneve të reja dhe për sa kohë zgjat ky imunitet, janë pyetjet kryesore që kanë ndikim në zhvillimin e vaksinave dhe vendimet në lidhje me kthimin në punë, shkolla dhe aktivitete shoqërore.

“Prandaj kemi kaq shumë grupe kërkimore që gjurmojnë njerëzit, duke matur antitrupat, duke u munduar të kuptojmë se sa zgjat mbrojtja imunitare – mbrojtja natyrore imunitare – dhe kjo duhet të kuptohet pasi nuk është e njëjta me mbrojtjen imunitare që ofron një vaksinë”, thotë Dr Margaret Harris me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Edhe nëse dikush mund të infektohet për herë të dytë, nuk dihet nëse ata kanë ndonjë farë mbrojtjeje ndaj sëmundjes serioze, sepse sistemi imunitar në përgjithësi mban mend si të prodhojë antitrupa kundër një virusi me të cilin është ndeshur më parë.

“Nuk është lajm i keq. Aspekti shumë pozitiv është se ky person është rikthyer përsëri me një lloj të ndryshëm të koronavirusit dhe siç parashikuam, të gjithë shkencëtarët optimistë, herën e dytë të infektimit nuk pati asnjë simptomë. Pra, personi nuk u sëmur, dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Do të kishte qenë lajm i keq nëse ky person me infeksion do të ishte sëmurë. Kjo do të kishte qenë e tmerrshme”, thotë profesor Francois Balloux, drejtor i Institutit Gjenetik UCL.

Profesor Marion Koopmans, virologe në Qendrën Mjekësore Erasmus thotë se laboratori i saj ka testuar dhe konfirmuar një tjetër rast të ri-infeksionit.

“Pra, pyetja themelore që është në mendjen e njerëzve është, a do të thotë kjo se nuk ka imunitet ndaj këtij virusi? Nuk mendoj se është kështu. Mendoj se këto janë me të vërtetë përjashtime që duhen shikuar dhe studiuar për të kuptuar me të vërtetë spektrin e plotë të këtij virusi dhe infeksionit. Mendoj se rastet e ri-infektimit janë përjashtime.”

Virologia Koopmans thotë se pacienti që ata testuan ishte i moshuar dhe ajo beson se kishte simptoma të forta të COVID-19 për shkak të një sëmundjeje ekzistuese që do të thotë se sistemi i tij imunitar nuk ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të efektshme.

Të dy virilogët (Balloux dhe Koopmans) besojnë se shumica e rasteve të riinfektimit do të kalojnë pa simptoma ose me probleme të lehta./ voa

g.kosovari

Next Post
Nga vila 29 mijë £ në javë tek pretendimet se i droguan motrën në Mykonos/ A gënjeu ylli anglez për bandat shqiptare?

Nga vila 29 mijë £ në javë tek pretendimet se i droguan motrën në Mykonos/ A gënjeu ylli anglez për bandat shqiptare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

June 10, 2026
“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

June 10, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

June 10, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

June 10, 2026
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

June 10, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

June 10, 2026
Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

June 10, 2026
“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

June 10, 2026
“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

June 10, 2026
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In