• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrezikon Tsipras, skenare për zgjedhje të parakohshme

by
17/08/2015 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë e re zhvillimesh të rëndësishme politike ka nisur në Greqi, ku midis të tjerash parashikohet, që kryeministri Tsipras të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë, një e treta e të cilëve nuk mbështeti programin e ndihmës, që Qeveria solli në Parlament.

Pas rebelimit të 43 deputetëve të Syrizas, të cilët bënë që Qeveria të humbasë në thelb shumicën parlamentare, zyrtarë të lartë të saj, si ministri i Energjisë apo ai i Shëndetësisë e cilësojnë mëse të llogjikshme votëbesimin e Qeverisë dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit, nën një kabinet që gëzon mbështetje të fuqishme, siç ka theksuar edhe zëdhënësja e Qeverisë.

Alekos Flabouraris, ministër i Shtetit dhe këshilltar i afërt i Tsiprasit, ka kërkuar nga deputetët e së majtës unitet dhe mbështetje, përndryshe do të ishte hera e parë, që një qeveri e majtë të rrëzohej nga vetë të majtët.

Zhvillimet e reja priten pas 20 gushtit, dita kur Greqia merr këstin e parë të ndihmës, prej gati 26 mld euro, nga paketa e tretë e shpëtimit prej 86 mld eurosh në total.

Konservatorët opozitarë, si forcë e dytë me 76 ligjvënës, kanë deklaruar se nuk do të japin votëbesim për Qeverinë, po ashtu edhe PASOK, me 13 deputetët e mbetur, si dhe komunistët grekë të Agimit të Artë. Kështu që, nëse 43 rebelët e radikalëve të majtë votojnë “Jo”, atëherë Tsipras do të ketë dorë të lirë për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në datën 20 shtator, siç theksohet në shumicën e shtypit grek.

Megjithëse janë të shumtë, ata që thonë se ka ndryshuar qëndrimin politik duke shkelur premtimet elektorale, Aleksis Tsipras mbetet i paprekur nga skandalet e korrupsionit, – që kanë prekur partitë e vjetra të Greqisë dhe udhëheqësit e tyre, – si dhe gëzon përsëri përkrahjen e shumicës së grekëve, edhe pse ka disa javë që nuk ka sondazhe të reja pas mbylljes dhe rihapjes së bankave dhe vendosjes së kontrollit të kapitaleve. /Top Channel/

Next Post

Meidani "shuplakë" Ramës: Mjaft më! Ku i ke 300 mijë vendet e punës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 7, 2026
Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

June 7, 2026
Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, mbi 100 prokurorë në terren për të mbrojtur votën e lirë

Zgjedhjet në Kosovë, mbi 100 prokurorë në terren për të mbrojtur votën e lirë

June 7, 2026
“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

“Kur shkoni për t’u qarë hallin flamingove, mos ua prishni plazhin me makina dhe kanoçe birre”, Rama ironizon protestuesit në Zvërnec

June 7, 2026
Protesta dhe Kontrata e Re për Shqipërinë

Protesta dhe Kontrata e Re për Shqipërinë

June 7, 2026
Kosova në zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri

Kosova në zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri

June 7, 2026
Parashikimi i motit për sot: Temperatura deri në 31°C, ja zonat ku priten reshje

Parashikimi i motit për sot: Temperatura deri në 31°C, ja zonat ku priten reshje

June 7, 2026
Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In