• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meidani “shuplakë” Ramës: Mjaft më! Ku i ke 300 mijë vendet e punës?!

by
17/08/2015 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani vijon akuzat ndaj qeverisë teksa këtë radhë është ndalur në vendet e reja të punës të premtuara dhe fluksi gjithnjë i lartë i azilkërkuesve.

Në një koment për gazetën “Panorama”, Rexhep Meidani ngre pyetjen nëse “kjo është hapja e premtuar e vendeve të punës?”. Sipas Meidanit numri i madh i azilkërkuesve shqiptarë vjen pikërisht sepse në Shqipëri nuk ka punë.

“Kërkesat në rritje të mijëra qytetarëve shqiptarë për azil politik (në fakt, për azil ekonomik!) këto muajt e fundit flasin për një shqetësim madhor në familjet shqiptare pikërisht për problemin serioz të punësimit dhe, lidhur ngushtë me të, të varfërisë, të pamundësisë së garantimit të kushteve minimale të jetesës për vete, fëmijët, familjet e tyre.

Dhe punësimi, në thelb, nuk është thjesht e vetëm hapje zyrash pune përpara kamerave, as thjesht dhe vetëm futje në skemën e sigurimeve, por hapje reale vendesh të reja pune, që nënkupton marrje page për qytetarë të tjerë dhe ushqim e jetesë për familjet e tyre.

Ky punësim i ri, sipas premtimeve të bujshme kongresore e elektorale, do të duhej të kapte rreth 300.000 vende të reja, për një mandat qeverisës, pra, në mesatare, afro 150.000 vende për gjysmë mandati. Gjë që kërkon mend dhe goxha para!

Për ta mbuluar atë, krahas sofizmit tipik, propagandës “krenare”, rregullimeve statistikore, gënjeshtrave kalimtare etj., një justifikim radhe është dhe ai i përmirësimit apo freskimit të teknologjisë, që po vështirëson plotësimin e këtij premtimi“, shkruan Meidani.

Next Post

Zajmina si shoqet, pa të brendshme dhe tregon "zogun" (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com