Lufta ka ligjet e veta. Ushtarët e huaj të cilët luftuan vullnetarisht krah Ukrainës në luftën me Rusinë rrezikojnë të pushkatohen nga ushtria e Vladimir Putin.
Kreu i Republikës së vetëshpallur të Donetsk (DPR) Denis Pushilin tha se nëse Gjykata e Lartë e DPR konfirmon dënimet me vdekje për ta, ata do të ekzekutohen nga një skuadër pushkatimi.
“Të gjithë të huajt kanë bërë ankim. Nëse gjykata e njeh këtë masë ndëshkimore, ata do t’i kalojnë organit përkatës për ekzekutimin e dënimit”- deklaroi ai.
Të gjithë të burgosurit e huaj të dënuar kanë bërë ankim të dënimit me vdekje, por rreziku është i lartë, pasi tashmë Rusia i ka dhënë shembujt që nuk tërhiqet mbrapa me vendime të tilla. Më 9 qershor, një gjykatë e DPR dënoi me vdekje dy luftëtarë britanikë dhe një maroken, Aiden Aslin, Shaun Pinner dhe Saaudun Brahim.
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që Rusia të respektojë ligjet mbi robërit e luftës.
/a.r