• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrezik zhdukjeje/ Bandat e krimit përfitojnë nga kërkesa e tregut të zi për lëkurë gomerësh

by Java News
13/01/2023 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bandat kriminale në Afrikën Perëndimore raportohet se kanë gjetur një burim të ri të ardhurash ilegale duke përfituar nga tregtia mizore dhe kërkesa për lëkurë gomerësh në vendet e Azise.

Sipas një raporti të analistëve të Institutit të Studimeve të Sigurisë  një grup pan-Afrikan analistësh, tregu i zi global i lëkurëve të gomerëve nxitet nga kërkesa në Kinë ku besohet se prej saj nxirren përbërës që përdoren në mjekësi, kozmetikë e madje produkte afrodiziake.

Këto praktika kanë bërë që numri i gomerëve të reduktohet ndjeshëm në Kinë prej viteve 1990-të, shkruan rrjeti britanik Metro, duke shtuar kërkesën për “materialin e parë nga jashtë”.

Me rreth katër milionë lëkura të tilla që llogaritet se blihen çdo vit, tregtarët ilegalë kërkojnë të importojnë gjithnjë e më shumë përbërësin e tyre të çmuar.

Prandaj rajoni Afrikës Perëndimore është kthyer në një pikë të nxehtë të trafikut të lëkurëve të gomerëve, e nxitur nga mendësia toleruese e autoriteteve.

Kafshët shpesh vriten me mjete mizore si thika ose shpata, teksa në Mali raportohet për një kompani kineze që ther rreth 100 gomerë në ditë.

Analistët llogarisnin se rreth 19 ton lëkura janë shitur nga Burkina Faso klientëve kinezë nga viti 2015 deri në 2016, ndërsa në të njëjtën periudhë kishte një rritje të kësaj tregtie në Niger.

Mediat sociale luanin rol të konsiderueshëm ndërlidhjeje në zinxhirin e furnizimit duke i lejuar anonimat blerësve dhe shitësve ilegalë.

Autoritetet thonë se efektet negative të këtij aktiviteti nuk lidhen vetëm me mirëqenien e kafshëve por dhe me përhapjen e sëmundjeve siç është përmendur në kontekst, njëfarë “gripi i kuajve”.

Agjencia shkruante në raport: “Vrasjet masive të gomerëve kanë pasoja dëmtuese te shoqëria afrikane. Kafshët janë një burim të ardhurash dhe mjet transporti në Afrikën pendimore”.

Aty shtohej se kërkesa për lëkura gomari mund të kënaqej me kolagjen gomari të prodhuar në laborator, si një alternative ndaj përbërësit të njohur si ‘ejiao’, që përdoret në mjekësinë tradicionale aziatike./m.j

Next Post
Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, Akademia shqiptare e Sigurisë binjakëzohet me akademinë italiane

Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, Akademia shqiptare e Sigurisë binjakëzohet me akademinë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In