• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrezik nga varianti Delta”/ Manastirliu ka një apel për qytetarët që s’janë vaksinuar ende

by A R
21/07/2021 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.

“Mjekët e familjes kanë bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar të gjithë qyetetarët. Nga ana tjetër, janë 7 njësi vaksinimi, të cilat operojnë kryesisht në zonën e Tiranës, Durrësit por edhe në qytete të tjera, për të rritur mbulesën vaksinale dhe fokusi ynë do të jetë pikërisht në këto qytete, ku mbulesa vaksinale ende nuk është shumë e lartë dhe ka ende nevojë për të ndërgjegjësuar popullatën dhe për të vajtur derë më derë, për të kryer procesin e vaskinimit, që është me rëndësi primare”, tha Manastirliu.

Duke folur për rrezikun e përhapjes të variantit Delta, Manastirliu tha se është një moment për ndërgjegjësim, pasi vaksinimi nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave shëndetësore por edhe qytetarëve.

“Tashmë me alertin e variantit të ri Delta është një moment për ndërgjegjësim, ku secili prej nesh, edhe në aspektin e strukturave shëndetësore por edhe sa i përket qyetetarëve, duhet të ndërgjegjësohen, pikë së pari për të mbrojtur shëndetin e tyre, por nga ana tjetër, duke mbrojtur shëndetin e tyre, mbrojnë edhe shëndetin e familjarëve, miqve, të afërmve. Ndaj, vaksinim, vaksinimin, vaksinimin, sepse vetëm nëpërmjet vaksinimit ne do mundemi të luftojmë virusin dhe të nuk do lejojmë që ai të përhapet dhe sidomos variantet e reja, që është edhe varianti Delta në qarkullim që e ka rritur shumë transmetueshmërinë dhe ne po e shohim që edhe në vendin tonë, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Dhe për të thënë të vërtetën jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve, më pas sjell edhe rritje të hospitalizimeve e dhe kjo do të thotë që ne duhet të rrisim shumë vaksinimin, në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht që atë që ne nuk e duam, që janë fatalitetet. Ndaj pa asnjë hezitim, ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të mos e lënë për nesër vaksinën, të mos neglizhojnë në kryerjen e vaksinës sepse është jetëshpëtuese dhe na mbron të gjithëve”, tha Manasirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,082,424 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 472,886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend. Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

/a.r

Next Post
Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

Lobimi i Erdogan për Kosovën, Vuçiç: Ai është i fuqishëm, por shpresoj të zbutet pasi të ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In