• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrethimi i Ballkanit të Hapur

by Frrok Çupi
31/07/2023 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ku jemi këtu, në Qafë Thanë? Pika kufitare mes nesh e Maqedonisë u hap sot, mund të kalosh vetëm më një kontroll, jo si më parë të presësh me orë. Kjo është Qafë Thana e re, mund ta quash…

Pjesës së përtejme të kufirit i thonë Kjafasan; por ne shqiptarët kurrë nuk e mësuam. Madje as aq sa mësuam se në anën përtej të Kapshticës quhej Krystallopigis.

Përgjithësisht, si ne shqiptarët, ashtu edhe grekët apo sllavët e Maqedonisë nuk i thërrasim emrat e zonave kufitare me fqinjët. Kam menduar se kjo vjen nga izolimi i gjatë i vendit tonë në periudhën e diktaturës, ku as mundnim e as na interesonte si quhej ai shkëmbi përtej kufirit tonë. Por ka një lidhje edhe me nacionalizmin etnik në Ballkan, një fuqi e verbër që u ka bërë dëm të gjithë nacionaliteteve. Këtë e lidh edhe me faktin se as shqiptarët etikë të Strugës, Tetovës apo Gostivari, nuk u vinte për mbarë të thonin ‘Kjafasan’, por edhe atë e quanin ‘Qafë Thanë’.

Kjafasanin na e bënte pak më të largët pamja që përjetuam edhe pasi u krye hapja e Shqipërisë, domethënë pas rënies së diktaturës komuniste. Dy gjëra të kundërt më kanë bërë ta përjetoj me të njëjtën ‘pakënaqësi’ atë zonë:
E para, se me zor kalonim kufirin, me kontrolle të vështira e të sforcuara, shpesh nën shi ose në atë erë të ftohtë që fryn në pikën kufitare. Sapo e kalonim atë pikë kufitare, në anë të rrugës e madje edhe në ato pyje lisi, përgjonin tanke dhe militarë maqedonas. Që nga hekuri i tankut e deri te njeriu militarë, vëzhgonin rrugën, domethënë ishin në gjueti të kalimtarëve shqiptarë. Ndonjërit, papritur, mund t’i shkrepte në kokë që të qëllonte kundër nesh që ishim shqiptarë, e askush nuk na paguante. Pse të mos mendoja kështu, përderisa ata për këtë gjë po përtypnin natën dhe ditën, borën dhe diellin e nxehtë të zonës?!

Gjëja e dytë që më bëri të përjetoj me ‘pakënaqësi’ të thellë emrin sllav ‘Kjafasan’, ka lidhje me pakënaqësi ndaj vetes, domethënë ndaj vendit tim. Pika kufitare Qafë- Thanë ose Kjafasan, dukej nga larg se ndante dy botë. Pjesa andej, e Maqedonisë, pritej si me thikë. Pritej nga pemë të larta, nga një pyll i dendur që të bënte të thoje: “po këndej nga vendi im, çfarë e përpiu pyllin?” E ja kështu ishte historia jonë, pyllin e kishim shkretuar.

Ndërsa tani zor se vihet re kjo diferencë. Kemi shkuar e ardhur nëpër botë gjithë këto tre dekada, aq sa jemi afruar e kapërcyer mjaft si me fqinjët edhe me perëndimorët e Europës.

Betejat më të pista, që shpesh janë quajtur ‘beteja heroike’ i kemi zhvilluar në kufijtë me fqinjët. Madje edhe miliarda dollarë diktatura komuniste i shpenzoi për të mbyllur kufijtë me fqinjët; Europën e kishim larg, izolimin e parë e kishim me Greqinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi… Kjo ishte krenaria jonë.

Pas viteve ’90 prapë u kryen vrasje njerëzish në këto pika kufitare. Në vjeshtën e viti 1995 këtu u ndjenë trazirat më të mëdha mes dy shteteve. Në anën e përtejme, dikush kishte ngritur kurthin e një krimi shtetëror: Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, papritur u gjend nën një sulm terrorist me lëndë plasëse, para një hoteli në Shkup. Presidenti u plagos rëndë, ndërsa shoferi vdiq. Gishti i parë i akuzës u drejtua për nga Qafë Thana me dyshimin e atentati ishte kryer nga shqiptarë.

Po atë vit një atentat tjetër politik u krye mes Shqipërisë e Maqedonisë. Presidenti i Shqipërisë, Berisha, ishte kapur në një takim të fshehtë me presidentin Sllobodan Milloshevic. Për këtë u vra Remzi Hoxha, edhe trupi i tij u zhduk nga militantët e Sali Berishës.
Takimin Berisha- Miloloshevic, Glogorov, e ka zbardhur gazetari kosovar, Ali Uka. Pas vrasjes së Ali Ukës, pikërisht për shkak të ‘të fshehtave në kufirin Shqipëri- Maqedoni, ka dëshmuar Hashim Thaçi, president dhe kryeministër i Kosovës.

Thaçi dëshmon:
“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon Thaçi.

Kufiri i mbyllur, aq më keq i hapur vetëm për njerëz në krye të krimit si Milloshevic e Berisha, janë të destinuara për vrasje, trafiqe e pisllëk.

Kudo në kufijtë e mbyllur ka ndodhur e njëjta gjë: Në kufirin mes Tropojës e Gjakovës, në kufirin e Shkodrës me Malin e zi…, kudo është bërë nami nga krimi i pushtetarëve dhe mafiozëve si- vëllezër.

Pse mbahet nën tension kufiri verior i Kosovës me Serbinë? Pse dërgojnë polici e ushtri të dyja palët? A, vallë për lirinë e popujve? Jo, kurresesi…

Kurti bashkëpunon me kriminelët serbë dhe Vulin (Vuçiç) ka hapësirat e trafikut në policinë e Kosovës. Ajo zonë kufitare është tampon i krimit. Perëndimi tenton ta hapë, siç hapet plaga e infektuar; ndërsa Kurti- Vuçiç e mbajnë të mbyllur, të mbyllur si vdekja. Në atë pikë kultivohet krimi dhe vdekja e popujve. Po u hap ai kufi, atëherë vdes edhe krimi i dy qeverive dhe mafieve në bashkëpunim.

Dje, kur u ‘zhbë’ kufiri në Qafë Thanë- Kjafasan, me siguri janë tronditur edhe zyrtarët e veriut të Kosovës.
Tani Ballkani po rrethohet nga Hapja, me qëllim që të lirohet nga pisllëku.

Next Post
Dekanati i Politeknikut: Nuk kemi bërë asnjë njoftim për tarifat

Në 48 orë, 10 mijë maturantë aplikojnë për universitet, 4600 zgjedhin Mjekësinë

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    3 years ago

    Bukur. Saktë.

    Reply

Leave a Reply to Ρrushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In