• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 22 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE, ja shtetet ku dominojnë

by A R
29/10/2019 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.

Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në vitet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%).

Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).

Mbretëria e Bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë).

Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%

Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi.

Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e pare me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje.

Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë, shkruan ‘Monitor’.

Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje.

Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve.

/a.r

Next Post
Zgjidhni një prej figurave dhe zbuloni detaje për veten tuaj

Zgjidhni një prej figurave dhe zbuloni detaje për veten tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In