• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 1200 pjesëmarrës, nis Maratona e Tiranës 2016

by Aalison Pearse Stevens
09/10/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur Maratona Tirana 2016 ku marrin pjesë rreth 1 200 vrapues. Maratona, 42 km e gjatë, nisi nga Muzeu Historik Kombëtar dhe do të vijojë përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës.

Në Maratonën e Tiranës (nisja u bë përpara Muzeut Kombëtar) marrin pjesë 4 kategori: Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Fituesit e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të marrin shpërblim në vlerë monetare.

Çmimet e Maratonës:

Çmimi i parë, 50 mijë lekë (të reja).

Çmimi i dytë, 30 mijë lekë (të reja)

Çmimi i tretë, 20 mijë lekë (të reja)

Eventi është një organizim i Bashkisë së Tiranës. Një ditë më parë, numri dy i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka publikuar rrugët të cilat do të jenë të bllokuara deri në orën 14:00, kur edhe përfundon maratona.

Rrugët e bllokuara:

  1. Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të “Maratona e Tiranës 2016”, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë rrugës së Durrësit – rr. Dritan Hoxha – rr. 29 Nëntori – deri në mbikalimin e “Rinasit”, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:
  1. Ndalohet qarkullimi në rrugën “Dedë Gjo Luli”
  • Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” (sipas sensit veri-jug) me rrugën “Fortuzi”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin “Rruga e Kavajës” (sipas sensit perëndim-lindje) me rrugën “Dedë Gjo Luli”, drejtim i lejuar djathtas.
  • Në kryqëzimin “Rruga e Dibrës” (sipas sensit lindje-perëndim) me bulevardin “Zogu I”, drejtim i detyruar djathtas.
  1. Ndalohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Fortuzi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Mine Peza”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “e Bogdanëve”, drejtim i detyruar drejt.
  • Në të gjitha rrugët që kryqëzohen me rrugën e Durrësit pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
  1. Kufizohet qarkullimi në sheshin “Karl Topia”.
  • Pezullohet qarkullimi në rrugën “Muhamet Gjollesha” (segmenti Sheshi “Karl Topia” – rruga “Sandër Prosi”) sipas sensit hyrës në shesh jug-veri. Sensi dalës i rrugës “Muhamet Gjollesha” nga Sheshi “Karl Topia” është i hapur.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Don Bosko”, drejtim i detyruar djathtas, kurse drejt vetëm për mjetet e emergjencës dhe shërbimit urban qytetës.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Asim Vokshi”, drejtim i detyruar drejt-djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha”.
  • Pezullohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit korsia e dedikuar është e hapur në shërbim të mjeteve të emergjencës dhe shërbimit urban qytetës. Sensi veri-jug i rrugës “Dritan Hoxha” është i hapur.
  • Në të gjitha rrugët në anën lindore që kryqëzohen me rrugën “Dritan Hoxha” pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me “Lord Bajronin” sipas sensit të lejuar për qarkullim, drejtim i detyruar drejt.
  • Në kryqëzimin e rrugës me “Lord Bajronin” me “Gjergj Legisi”, drejtim i detyruar djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në sheshin “Shqiponja”.
  • Në kryqëzimin me rrethrotullim të sheshit “shqiponja” me rrugën “Vangje Noti”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugën “Teodor Keko” me “Dritan Hoxha kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugën “29 Nëntori” me “Teodor Keko” kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar drejt-djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në rrugën “29 Nëntori”.
  • Pezullohet pjesërisht qarkullimi në rrugën “29 Nëntori” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit dy korsi lëvizjeje do të jenë të lira për qarkullim.
  • Në hyrje të mbikalimit sipas sensit jug-veri, ndalohet qarkullimi drejt për në autostradë. Të gjitha mjetet që lëvizin në korsitë e rezervuara devijim i detyruar djathtas.
  • Sensi veri-jug i rrugës “29 Nëtori” është i lirë.
  1. Iteneraret e linjave urbane që preken nga ky plan ndërpriten gjatë zhvillimit të aktivitetit.
  1. Të gjitha kufizimet e përshkruara më sipër janë në fuqi më datë 9.10.2016, nga ora 05:00 deri 14:00.
Next Post
Memaliaj, arrestohet drejtuesi i mjetit me 50 kg kanabis

Memaliaj, arrestohet drejtuesi i mjetit me 50 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

June 29, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In