Pas protestës së sotme të opozitës shqiptare pati edhe reagime nga ana e kampit mazhoritar.
Zyrtarë të Bashkisë së Mirditës, pretendojnë se militantët e PD-së në Rrëshen u kanë hedhur naftë pemëve me qëllim shkatërrimin e tyre.
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Mirditë, Aleksandër Ndoja, akuzon mbështetësit e PD-së, që sipas tij iu kanë hedhur naftë tek rrënjët, pemëve dekorative të sapo mbjella në Sheshin “Abat Doci”.
Edhe ish-kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka ironizon me protestën e sotme të opozitës pikërisht pas pretendimeve të zyrtarit në Mirditë.
“Prejini portokallet se janë të komunizmit! Hidhni naftë tek rrënjët se janë të Rilindjes! Të ishte bërë druvar ky Saliu do kishim shpëtuar të gjithë, do kishim edhe pemë edhe lule”, – shkruan Joleza Koka.














