• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrepa e kuqe me veti të mëdha kuruese

by Java News
08/02/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës? Ja çfarë po ndodh me organizmin tuaj

Rrepa është një perime tipike sezonale, e cila nëse nuk prodhohet në serra, ndryshe nga perimet e tjera, do të jetë në treg për një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që rrepat të gjenden në treg gjatë tërë vitit.

Rrënja e trashë si dhe gjethet e rrepës (kur janë të reja) janë pjesët e ngrënshme të kësaj perimeje. Rrënjët e rrepave mund të jenë në formën e topit ose të zgjatura, në formën e një veze.

Ka disa lloje rrepash: mund të jenë të vogla apo goxha të mëdha në peshë. Rrepat më të shijshme janë ato që janë me lëng. Rrepat që kanë ngjyrë vjollcë janë më të shijshme në krahasim me ato me ngjyrë të gjelbër. Shija e kësaj perimeje është shumë e ngjashme me bishtin e lakrës.

Rrepa e kuqe ngadalëson edhe zhvillimin e demencës. Hulumtimi i kryera vite më parë, kanë treguar se përbërësit e rrepës luftojnë sëmundjet e lidhura me kujtesën.

Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

 

Kjo perime veçanërisht e shëndetshme, me pak kalori është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë gjatë. Ajo gjithashtu e përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt.

Rrepa përmban sasi të madhe uji: 100 gram rrepë e pastruar lëshon rreth 22 kilokalori në organizëm.

Nga të gjithë ushqyesit, rrepa përmban më tepër karbohidrate (4.5%), pak proteina (1.9%) dhe shumë pak yndyrna (0.1%). Ajo është gjithashtu burim i madh i vitaminës C (62 miligram në 100 gram rrepë) dhe në sajë të kësaj forcon sistemin imunitar, neutralizon efektet e radikaleve të lira të dëmshme dhe ngadalëson procesin e plakjes. Rrepa gjithashtu posedon një bollëk mineralesh, kalcium (më tepër nga të gjitha), por është gjithashtu e pasur me bakër, hekur, krom, mangan dhe nikel.

Ajo ndikon në sistemin kardiovaskular shumë pozitivisht dhe është në gjendje të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Përderisa mund të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, rrepa rekomandohet në rast se vuani nga hipoglicemia dhe/ose diabeti.

Në sajë të vitaminës C, e cila stimulon dhe përmirëson dhe thithjen e hekurit në organizëm, përgjegjëse për furnizimin e gjakut me oksigjen, ajo ndihmon në procesin e shërimit dhe forcon shëndetin e përgjithshëm dhe vetë trupin.

Duke konsumuar rregullisht rrepa do të jeni në gjendje të zvogëloni rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshkave dhe falë kalciumit, do të ulni dhe do të normalizoni presionin e lartë të gjakut.

Rrepa gjithashtu ndihmon kur është fjala për parandalimin e shfaqjes të kancerit të zorrës së trashë dhe ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të kockave, të dhëmbëve dhe të mishrave, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Mogherini zbulon marrëveshjen e djeshme Serbi-Kosovë të shkelur nga palët

Mogherini: Evropa ka nevojë për imigracionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In