• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrënqethëse: Njeriu që zbriti në Hënë u vra nga mjekët, familjarët morën para për të heshtur

by S M
25/07/2019 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekskluzive Javanews/ Gazeta prestigjioze Nju Jork Tajms ka botuar një anë të errët të vdekjes në vitin 2012 të Neil Armstrong, njeriut të parë që shkeli në Hënë. Këto ditë bota përkujtoi 50 vjetorin e njërës ndër ngjarjet më të mëdha të shekullit të 20-të, zbritjes për herë të parë të njeriut në satelitin e Tokës, shkruan Javanews.

Por fundi i jetës së Armstrong, njërit ndër personazhet më të nderuar dhe më të famshëm në SHBA, nuk ka qenë po aq i lavdishëm, sipas zbulimeve më të fundit. Nju Jork Tajms tregon se në vitin 2012 Neil Armstrong u shtrua në një spital të Ohajos, dy javë para se të vdiste, më 25 gusht. Për shkak të disa problemeve kardiake atij i vunë një aparaturë që maste ritmin e zemrës. E shoqja thotë se pas atij momenti Neil u bë mirë, filloi të ecte në korridor dhe mjekët menduan t’ja hiqnin aparaturën.

Dhe këtu nis ana e errët e një historie tronditëse, e cila përfshin mjekët dhe familjen e Armstrong. Gjatë heqjes së aparaturës, aksidentalisht stafi mjekësor çau një membranë që mbronte zemrën e astronautit të famshëm, informon Javanews. Komplikacionet që rrodhën më pas bënë që Armstrong të vdiste tragjikisht dhe e gjitha u mbajt e fshehur, duke komunikuar për publikun si shkak të vdekjes “komplikacioneve postoperatore”. Pra, njeriu i famshëm i zbritjes në Hënë vdiq nga një aksident banal spitalor.

Por e vërteta ishte se gabimi njerëzor që u bë gjatë heqjes së pacemaker (aparati i matjes së ritmit kardiak), u mbulua nga spitali dhe mbi të gjitha u mbajt sekret pas kërkesës së familjes për të marrë 7 milion dollarë dëmshpërblim, në këmbim të heshtjes. Një valle e gjatë negociatash mes avokatëve të spitalit dhe familjes konkludoi me dhënien nga ana e institucionit në fjalë të një shume prej 6 milion dollarësh. Të cilët, sipas Nju Jork Tajms, u ndanë në këtë mënyrë: 5.2 milion u morën nga dy djemtë Dean dhe June, 250 mijë nga vëllai dhe motra e Neil Amstrong, 24 mijë ju dhanë secilit prej gjashtë nipërve. Kurse gruaja e dytë e Armstrong Carol nuk pranoi të merrte para, njofton Javanews.

Këto dëshmi rrënqethëse ju dhanë Nju Jork Tajms përmes një dokumenti prej 93 faqesh që dërgoi në redaksi një i panjohur. Pas verifikimeve, gazetarët konkluduan se historia është e vërtetë. Kështu mbaroi jeta e njërit prej pionierëve më të shquar të shekullit të njëzetë: me një grusht parash nën dorë për familjarët që heshtën për fajin e mjekëve të papërgjegjshëm!

Gerti Kosovari

Javanews

Next Post
Basha “fushatë” në skenën e teatrit në sallën me militantë: Do gjurmojmë çdo qindarkë të marrë nga populli

Basha "fushatë" në skenën e teatrit në sallën me militantë: Do gjurmojmë çdo qindarkë të marrë nga populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

January 28, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

Aksidenti tragjik në Rumani/ Tronditëse dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek: Shoferit iu bllokua timoni pas parakalimit..

January 28, 2026
Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

January 28, 2026
Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

January 28, 2026
Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

January 28, 2026

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In