• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, lihet në burg Denis Shtraza

by A R
14/10/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denis Shtraza, një prej të dyshuarve kryesorë për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut fillimjanarin e këtij viti në qytetin e Durrësit, do të qëndrojë në qeli të paktën deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në “arrest me burg”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda jep informacion 2-mujor, ndërsa shton se do të kryhet ekspertim i GPS.
Shtraza i cili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të ekspertimit, edhe në seancat e kaluara ka hedhur poshtë akuzat që i rëndojnë mbi supe.

Përveç Shtrazës, prokuroria ka shpallur në kërkim edhe ish-oficerin e policisë, Ervin Dalipaj.
Ky i fundit, nga arratia deklaroi më herët në një intervistë për “News 24”, se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara nga segmente të caktuara të policisë. Ai gjithashtu tha, se për momentin nuk dorëzohet pasi nuk ka besim te policia. Nga hetimet deri më tani rezulton se Dalipaj është ndodhur në shoqërinë e Shtrazës natën e krimit. Të dy janë shoqëruar në policisë e Durrësit e më pas janë lënë të lirë.

Në këtë automjet, tip “ML”, prokuroria pretendon se janë gjetur gjurmë gjaku. “Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe këqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza raporton BW.

Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese. Po ashtu, nga ekspertiza e mjetit tip ‘ML’, në pjesën e pasme të saj u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku”, thuhet në dosje. Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e analizës së ADN-së, për të përcaktuar nëse njollat e gjakut i përkasin ndonjërit nga dy të dyshuarit, Shtrazës apo Dalipajt. Ndërkaq, për analizim janë dërguar telefonat celularë që u janë sekuestruar. Prokuroria dyshon se marrja peng dhe ekzekutimi i Çollakut, ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, në Durrës, në dhjetor 2015./a.m.

Next Post
(VIDEO) Trump i nxjerrin videon e vitit 92, propozon një vajzë vetëm 10-vjeçe

(VIDEO) Trump i nxjerrin videon e vitit 92, propozon një vajzë vetëm 10-vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com