• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëmbeu prokurorin dhe sekretaren: I tmerrshmi Altin Dardha, si ndërtoi gjykatë private në 1997

by Java News
01/08/2022 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

…Shumë aksion, por  kishte  edhe  momente  reflektimi. Sipas mendësisë shqiptare, të kesh pushtetin do të thotë të kesh gjithçka. Sipas së njëjtës logjikë, ata që kanë pushtetin mund të zgjidhin çdo problem, pavarësisht llojit apo faktit se ai mund ti përkiste së shkuarës.

Duke shijuar mbretërimin në Berat, Altin Dardha dhe Adrian Çobo ishin kujtuar edhe për dënimin që kishin pa shlyer. Të dy ishin ndëshkuar, me vendim përfundimtar, me nga 25 vite burg, për vrasjen, në nëntor të vitit 1994, të Sokol Veleshnjës.

Duket një avokat i zoti, apo dikush tjetër, u sqaron se ata e kishin një mundësi të rihapnin gjyqin me qëllim që të zvogëlonin dënimin, pavarësisht vendimit të formës së prerë.

Sipas ligjeve të kohës, brenda një afati kohor prej 5 vitesh, gjykata e shkallës së parë, bazuar në fakte të reja, kishte të drejtë të rihapte një çështje. Pra mjaftonte që, për rastin e Altin Dardhës dhe Adrian Çobos, të gjendej një provë e re, që të kishte mundësinë të ndryshonte cilësimin e veprës penale.

–  E dimë që jemi dënuar padrejtësisht!

Ashtu si të dënuarit e çdo kohe, Altin Dardha dhe Adrian Çobo, e kishin në majë të gjuhës shfajësimin për vrasjen. Por në rastin e tyre kishte vërtet një detaj që mund të ndryshonte gjithçka.

Ata ishin dënuar për vrasjen me paramendim dhe në bashkëpunim, të Sokol Veleshnjës. Ndërkohë që e vërteta thotë se ata ishin nisur të vrisnin Blenard Hasanin por, në mungesë të tij, kishin qëlluar Sokolin, duke i deklaruar më parë se nuk donin ta vrisnin, por vetëm ta plagosnin.

Atë natë vdekja e Sokol Veleshnjës erdhi edhe për shkak të pazotësisë së kirurgëve dhe mungesës së mjeteve më të nevojshme, në sallën e operacionit.

Në këto rrethana Altin Dardha dhe Adrian Çobo ndërmarrin një aventurë, që mbase nuk është realizuar nga ndonjë bandë  e ngjashme në të gjithë historinë e përbotshme të tyre. Ata i shkojnë në shtëpi dhe rrëmbejnë një gjyqtar të njohur në Berat.

Pak më tej marrin në makinë edhe prokurorin e dikurshëm të çështjes si dhe një sekretare. Nën kërcënimin e tytave të kallashnikovëve ata çohen në një banesë private në lagjen “Çelepias”, ku ishte sajuar një sallë gjyqi, e përbërë nga disa karrige dhe tavolina.

-Na keni bërë padrejtësi! Ishte plagosje, jo vrasje! Nuk duhet të dënoheshim me 25 vjet, por më pak… Në spital mjekët nuk dinin të ndalonin hemorragjinë e Sokolit… Para se ta qëllonim ne i thamë se donim ta linim çalaman… E qëlluam poshtë, vetëm për ta plagosur…

Altin Dardha po i bënte gjyqin Altin Dardhës- ky do të ishte mbase paradoksi më i madh i ngjarjeve në Beratin e vitit 1997.

Ishte një panoramë e pabesueshme– gjykatësi dhe prokurori në pamundësinë apo pazotësinë e të pandehurve, ndërsa banditët në pozitat e xhelatëve.

Përreth kallashnikovë, me nga tre karikatorë të lidhur bashkë, të hedhur pa kujdes mbi tavolina, grumbuj shishesh birre bosh, në një cep radio marrëse e dhënëse, të zhvatura policisë, që ngarkoheshin, në ajër një buacë e padepërtueshme me tym duhani si dhe grimca historish nga ato me “no happy ending”.

Rrethana kur lepuri në bark bën punën e vet. Një situatë që i detyron njerëzit e drejtësisë të bashkëpunojnë: jo, kjo nuk bëhet kështu, por duhet shkruar kështu… këtë tjetrën më mirë të mos e shkruajmë fare…

Kërkesa për rishqyrtimin e çështjes i dërgohet Gjykatës së Lartë në Tiranë. Mes dokumenteve të tjera ishin përfshirë edhe dëshmitë e dy të rinjve që thoshin, se kishin qenë të pranishëm në ngjarjen e vitit 1994.

Pikërisht këta sillnin provën e re që duhej për rigjykimin: përpara se të qëllonin, Altini dhe Adriani i kishin thënë viktimës së vetëm donin ta plagosnin…

Për habi, edhe pse shteti pothuaj nuk funksiononte, kërkesa pranohet. Gjykata e Lartë merr vendim që Gjykata e Beratit të rishikojë vendimin e vjetër duke shqyrtuar provat e reja. Gjykatësi i njohur merret sërish me pistoletë te koka, për të hartuar vendimin e ri. Dikur ai bëhet gati.

Tashmë për vrasjen e Sokol Veleshnjës kishte një version të ri. Altin Dardha dhe Adrian Çobo, dënohen me nga 15 vjet heqje lirie. Ishte maksimumi që parashikonte Kodi Pena, pas vërtetimit të akuzës “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Dokumentacioni sajohet, sikur për çështjen të ishin zhvilluar disa seanca gjyqësore. Ndërkohë vendimet shtypen me makinë shkrimi, nënshkruhen, vulosen dhe regjistrohen njëlloj si çdo vendim tjetër i ligjshëm i gjykatës.

Në fakt, i gjithë ky investim nxitimthi kishte lidhje me amnistinë e datës 27 mars 19973, që parashikonte, veç të tjerash, edhe faljen e gjithë të atyre të dënuarve për “plagosje të rëndë, me dashje, me pasojë vdekjen”.

Edhe dënimi maksimal– me 15 vjet burg– lidhej me amnistinë. Mbajtja e stekës lart nga “gjykata” ishte një mendim i zgjuar që tentonte të tregonte seriozitetin e vendimit pavarësisht rrethanave, apo kohës kur u mor.

E vërteta thotë se ky vendim është konsideruar i ligjshëm edhe pas rindërtimit të shtetit, në vjeshtën e vitit 1997. Kjo shpjegon faktin se, Adrian Çobo, ka qenë një qytetar i lirë deri në vitin 2000, madje figurë publike, pas marrjes së postit të Presidentit të klubit të futbollit “Tomorri”…/ Pasazh nga libri “Altin Dardha”, i gazetarit të mirënjohur Ferdinand Dervishi

Next Post
FOTO/ Modelja “hot” me pushime, trembet nga barka e mbushur me burra që e ndjek gjatë lundrimit me jaht

FOTO/ Modelja "hot" me pushime, trembet nga barka e mbushur me burra që e ndjek gjatë lundrimit me jaht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

May 16, 2026
Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

May 16, 2026
Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

May 16, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

May 16, 2026
Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

May 16, 2026
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In