• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëmbeu mësuesen pasi e refuzoi/ OFL i vihet pas kuksianit për ngjarjen e vitit 2012

by Java News
21/07/2020 09:55
No, this can't be happening!!

No, this can't be happening!!

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 qytetarëve me banim në Kukës, të dënuar për vjedhje me armë dhe rrëmbim ose mbajtja peng e personit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xhevahir Aliaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së, dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

RRËMBIMI MË 14 NËNTOR 2012

Refuzimi i një vajze për t’u martuar me Bledar Halilajn e ka shtyrë këtë të fundit, që në bashkëpunim me dy miqtë e tij, ta marrë peng atë për ta bindur që të kalonin jetën së bashku.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e datës 14.11.2012, kur Bledar Halilaj, në bashkëpunim me shokët e tij, Sajmir Kolgjinin dhe Vullnet Spahinë, me furgonin tip “Ford” në pronësi të Vullnet Spahisë, i cili drejtohej prej tij, në rrugën e fshatit Osmanaj i janë afruar nga afër vajzës me inicialet S. C., dhe nëpërmjet forcës e kanë hipur në furgon, dhe me shpejtësi janë larguar që aty.

Në furgon vajzën e kanë vënë me forcë në pjesën e pasme të tij. Që në momentin e rrëmbimit vajza ka kundërshtuar me forcë, ka bërtitur, por rrëmbyesit e kanë goditur me shpulla e grushte që të mos bënte asnjë veprim. Vajza kishte dalë në rrugë nga shtëpia, në pritje të furgonit që e transportonte për në shkollë, në fshatin Kolesjan, atje ku ajo punonte si mësuese.

Në furgon gjatë rrugës Bledari e kërcënonte vajzën për përgjigjen negative që ajo i kishte kthyer kërkesës së tij për t’u martuar dhe kaq mjaftoi që vajza të kuptonte se kush ishin rrëmbyesit.

Përveç Bledarit, shokët e tjerë kishin mbuluar fytyrat, për të mos u njohur nga vajza, ndërsa furgoni ishte i pajisur me perde. Rrugës në fugon, vajza S. C. i tha Bledarit dhe të tjerëve se vdiste dhe me Bledarin nuk martohej. Ndërkohë, Halilaj është larguar drejt një zone të pyllëzuar bashkë me vajzën, ndërsa shokët e tij e braktisën. 37-vjeçari tentoi edhe të kryente marrëdhënie seksuale me të nëpërmjet dhunës, por nuk ia arriti qëllimit.

Next Post
Protesta para Kryeministrisë kundër mbylljes së lokaleve/ Policia: Kemi proceduar 12 persona, u bëmë thirrje…

Protesta para Kryeministrisë kundër mbylljes së lokaleve/ Policia: Kemi proceduar 12 persona, u bëmë thirrje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In