Një vajzë 14-vjeçare katolike u rrëmbye dhe detyrua që të martohej me rrëmbyesin e saj si dhe të konvertohej në myslimane.
Denoncimi vjen nga fondacioni i Vatikanit ‘Aiuto alla Chiesa che Soffre’.
Mohamad Nakash dhe dy bashkëpunëtorë të tij të armatosur, rrëmbyen adoleshenten e krishterë Maira Shahbaz, në afërsi të banesës së saj.
Gjykata pakistaneze e Faisalabad u shpreh në favor të rrëmbyesit, duke deklaruar se Maira ishte 19 vjeçe, pavarësisht se në certifikatën e lindjes thuhej se ishte 14.
Adoleshentja u rrëmbye në muajin tetor, por këto ditë gjykata doli me vendim.
Çdo vit janë afro 1000 vajza dhe gra të krishtera që rrëmbehen në të njëjtën mënyrë në Pakistan.
/a.r