• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rreh vajzën e saj me kabëll elektrik, Zvicra vendos të dëbojë shqiptaren

by Java News
31/10/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë vite pasi ishte dënuar pasi rrahu dhe i rrezikoi jetën vajzës së vet, një kosovare 44 vjeçare është rigjykuar me motivin se është e sëmurë psikikisht. Por, ndonëse dënimi i ri është dukshëm më i ulët, ajo nuk i shpëton dot dëbimit nga Zvicra në Kosovë.

Gjatë plot tri orëve sa ka zgjatur seanca e gjykimit kosovarja 44 vjeçare nuk ka pushuar së qari. Para një muaji ajo është dëbuar nga Zvicra, por me një vizë asaj i ishte mundësuar të vinte në Zvicër për të marrë pjesë në gjykimin e saj, që u zhvillua të mërkurën, shkruan zürichseezeitung.ch.

Në fund të muajit ajo duhet të kthehet sërish në Kosovë, ku jetojnë prindërit e saj, të cilët janë shumë të vjetër që të mund të kujdesen për të, ankohet 44 vjeçarja, transmeton albinfo.ch. Ndërsa atë e mbështesin ende fëmijët e saj të cilët bashkë me babanë e tyre jetojnë ende në Zvicër.

Por ka qenë pikërisht dhuna e rëndë që ajo ka ushtruar ndaj njërës nga vajzat e saj që e ka shkaktuar dënimin dhe pastaj dëbimin e saj në Kosovë.  Ajo e kishte rrahur atë me një kabllo elektrike ndërsa si shkak për shpërthimin e saj ndaj vajzës kishte përmendur dyshimin se ajo po konsumonte drogë.

Gjykata e Qarkut See-gaster e kishte dënuar në vitin 2011 gruan me 24 muaj burg me kusht ndërsa dënimi lidhej edhe me masën e dëbimit, përcjell albinfo.ch. Edhe Gjykata Federale e Zvicrës, ku kosovarja qe ankuar, në shkurt të vitit 2015 kishte vendosur kundër saj, pra ajo duhej të kthehej në Kosovë.

Që nga momenti kur i është bërë e qartë se është e detyruar të lëshojë Zvicrën, pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar në klinika psikiatrike. Ndërsa me marrjen e vendimit përfundimtar për dëbim, ajo ka bërë disa përpjekje për vetëvrasje.

Dy ekspertiza mjekësore që i janë bërë, kanë konstatuar te ajo një ulje të lehtë deri të mesme të aftësisë së veprimit. Kjo ka bërë që Gjykata e Kantonit të miratonte kërkesën për rishikim që e kishte bërë avokati i gruas. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Qarkut tashmë ishte i plotfuqishëm, ajo ishte detyruar të merrej sërish me rastin. Një veprim jo i zakonshëm edhe për juristët.

Në procesin e parë të mbajtur në Uznach, ndonëse ishte bërë fjalë për një sëmundje eventuale psikike, askush nuk kishte kërkuar të bëhej ekspertizë. Ndërkaq, gjykata nuk ka ndërmarrë një gjykim krejtësisht të ri të rastit, çfarë e kishte kërkuar mbrojtja.

Kështu, gruaja mbetet e dënuar për rrezikim jete dhe për lëndim të thjeshtë trupor, në të dyja rastet. Mirëpo sëmundja psikike ka një ndikim të theksuar në masën e dënimit. Kështu, gjyqtarët ia kanë ulur dënimin për një të tretën. Kështu, në vend të 24 muaj heqje lirie, ajo është dënuar me vetëm dhjetë muaj me kusht dhe me gjobë me kusht prej 30 njësish ditore nga 100 franga.

Kjo masë e ulët ndëshkuese, sikur të ishte shqiptuar në procesin e parë, me siguri nuk do të çonte në dëbimin e gruas në Kosovë. Kjo për faktin se jetësimi i Iniciativës për dëbim kërkonte që dëbimi të bëhet për të dënuarit me 12 muaj burg e më shumë.

Mirëpo, gjyqtarët e Gjykatës në Uznach nuk kanë kompetencë për të ndryshuar këtë masë ndëshkuese (dëbimin). Prandaj, kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, edhe përkundër faktit se tashmë edhe vet viktima, vajza e saj është shprehur kundër dënimit të së ëmës, përcjell albinfo.ch. Ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit të mërkurën dhe shpërtheu në lot kur e ëma tha se për të kishte rëndësi vetëm mirëqenia e familjes, ndërsa vetë nuk kishte më përse të jetonte./a.k

Next Post
Trump akuzon: Facebook, Google dhe Twitter po ndihmojnë Hillary Clinton

Trump akuzon: Facebook, Google dhe Twitter po ndihmojnë Hillary Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In