• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO, reagon OSBE: Kufizimet ndaj medias të kenë bazë të qartë ligjore dhe të jenë proporcionale! Ja 9 rekomandimet

by A. Q
19/09/2026 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e OSBE-së në Tiranë duket se i sheh problematike një pjesë të dispozitave të Rregullores së re të GJKKO-së të cilat janë kundërshtuar fort nga mediat për shkak të censurës që ato imponojnë mbi veprimtarinë e përditshme të gazetarëve.

Në një reagim për Report Tv, pasi ka analizuar dokumentin e prodhuar nga Gjykata, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shtator, OSBE-ja vëren se Rregullorja e cila i dedikohet sigurisë, në tërësi “ndjek qëllime legjitime, por disa nga kufizimet e saj në lidhje me median duhet të interpretohen dhe zbatohen në mënyrë specifike, në bazë të një vlerësimi individual dhe duke marrë në konsideratë alternativat më pak kufizuese”.

Në komentin e saj, OSBE-ja thekson se “çdo kufizim që ndikon në pjesëmarrjen e medias, mbledhjen e informacionit ose raportimin, duhet të ketë një bazë të qartë ligjore, të ndjekë një qëllim legjitim dhe të jetë i nevojshëm dhe proporcional në rrethana. Ai gjithashtu duhet të mbështetet nga arsye të qenësishme dhe nuk duhet, as individualisht, as në mënyrë kumulative, ta bëjë tejet të vështire aksesin kuptimplotë të medias”.

Duke u justifikuar me specifikat e proceseve gjyqësore që shqyrtohen prej saj, rregullorja e GJKKO-së, përfshin kufizimet ndaj medias me motivet e sigurisë së shtuar dhe përmendjes së një liste parimesh të përgjithshme. Por, sipas OSBE-së “disa dispozita do të duhet të ishin shpjeguar ose përshtatur, veçanërisht aty ku ato duket se funksionojnë automatikisht dhe pa diferencim të mjaftueshëm midis seancave të zakonshme publike dhe seancave që përfshijnë një rrezik konkret për sigurinë, privatësinë ose gjykimin e drejtë”.

Në epokën e teknologjisë, akti i GJKKO-së, e ka kthyer rolin e gazetarit në epokën e gurit. Atij i lejohet të ketë në sallën e gjyqit vetëm laps e letër. Ndërsa telefoni celular, një mjet pune i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë, është kthyer në një objekt të ndaluar.

“Një telefon celular mund të jetë i aftë të regjistrojë ose transmetojë informacion, por mbajtja e shënimeve elektronike, ose dërgimi i një raporti me shkrim, nuk krijon domosdoshmërisht të njëjtin rrezik si regjistrimi i fshehtë ose transmetimi i drejtpërdrejtë”, vë në dukje OSBE-ja sipas së cilës “një ndalim i plotë i çdo mënyre të përdorimit të telefonave celularë, përfshirë raportimin e shkruar, mund të jetë më i vështirë për t’u justifikuar në seancat e zakonshme publike, përveç nëse mbështetet nga një vlerësim specifik i rrezikut, që tregon se mbrojtjet më pak kufizuese do të ishin të pamjaftueshme”.

Rregullorja e GJKKO-së, haptazi shkon përtej dhe kufizimeve të përcaktuara në një udhëzim të posaçëm të KLGJ-së të vitit 2023, madje e shpërfill atë. Sipas OSBE-së “rregullat specifike të sigurisë (të Gjykatës) zakonisht duhet të plotësojnë kornizën e KLGJ-së, në vend që ta zëvendësojnë ose t’i kundërvihen asaj, përveç nëse një bazë e qartë ligjore dhe një domosdoshmëri e arsyetuar mjaftueshëm, justifikojnë një shmangie”.

Vetë OSBE-ja në reagimin e saj për Report TV, veçon rastet kur Rregullorja ka tejkaluar aktet e KLGJ-së. “Së pari, udhëzimet e KLGJ-së lejojnë raportimin elektronik me shkrim, nën kontrollin e gjyqtarit kryesues, ndërsa Rregullorja përcakton një kufizim më të gjerë të përgjithshëm. Së dyti, korniza e KLGJ-së parashikon që kërkesa për praninë e kamerave, të shqyrtohet në hapjen e seancës dëgjimore në prani të medias kërkuese, ndërsa Rregullorja parashikon njoftimin e vendimit para seancës dëgjimore. Së treti, Udhëzimet e KLGJ-së ruajnë, si një bazë të përgjithshme transparence, regjistrimin dhe transmetimin e pjesës hapëse të një seance dëgjimore publike, ndërsa kjo masë nuk riprodhohet qartë në Rregullore”.

Madje OSBE vlerëson se “Udhëzimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të vitit 2023 e trajtojnë pjesën hapëse të një seance dëgjimore publike si një mekanizëm të rëndësishëm minimal transparence”. Ndërkohë që GJKKO, as këtë nuk e lejon. Për këtë arsye OSBE-ja, vlerëson se “një ndalim i përgjithshëm dhe automatik, i zbatueshëm për çdo rast, vështirë se do të pajtohej me parimin e proporcionalitetit dhe me nivelin bazë të transparencës të zgjedhur nga KLGJ”. Dhe qasja më e balancuar në këtë rast do të ishte që “të ruhej mundësia e regjistrimit të pjesës hapëse të seancave dëgjimore publike si rregull i përgjithshëm, duke i lejuar panelit gjyqësor të vendosë kufizime specifike për rastin kur një rrezik konkret nuk mund të menaxhohet në mënyrë të përshtatshme përmes masave më pak kufizuese”.

Gjykata e Posaçme e miratoi Rregulloren më 17 korrik, por zgjodhi ta bëjë atë publike në ditën e fundit të atij muaji, ndërsa në gusht institucionet nisën pushimet e verës. Pavarësisht thirrjeve të organizatave të shumta mediatike vendase dhe ndërkombëtare, që të pezullonte efektet e saj e të angazhohej në konsultime, ajo zgjodhi sërish shpërfilljen. OSBE-ja thotë se “mungesa e konsultimit duhet të shihet kryesisht si një mundësi e humbur për hartimin e rregullave gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura mbi fakte”.

OSBE madje është e mendimit se “një dialog i strukturuar pas miratimit me median dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor do të ishte ende i dobishëm dhe mund të mbështeste sqarimin ose përsosjen e dispozitave përkatëse para ose gjatë zbatimit”.

REKOMANDIMET E OSBE-SË:

* Të sqarohet më tej se pjesëmarrja e zakonshme në një seancë dëgjimore publike, si rregull i përgjithshëm, nuk kërkon autorizim paraprak. Procedura e kërkesave për pjesëmarrje, 24 orë përpara seancave, duhet të ketë të bëjë kryesisht me regjistrimin audiovizual, vendet e rezervuara për median, grupet e kamerave ose seancat dëgjimore për të cilat është njoftuar qasja e menaxhuar për shkak të kapacitetit ose konsideratave të sigurisë.

* Të bëhet dallim i qartë midis regjistrimit ose transmetimit të paautorizuar dhe raportimit të shkruar në heshtje. Telefonat celularë ose kompjuterët mund të lejohen për raportim me shkrim sipas kushteve të përcaktuara nga kryesuesi i seancës, ndërsa funksionet e kameras, mikrofonit dhe transmetimit mbeten të ndaluara përveç nëse autorizohen shprehimisht.

* Kërkohet që kufizimet që ndikojnë në një seancë të caktuar dëgjimore të bazohen në një vlerësim individual dhe të mbështeten nga arsye koncize që identifikojnë interesin e mbrojtur, rrezikun konkret dhe, kur është e nevojshme, pse një masë më pak kufizuese nuk do të ishte e mjaftueshme.

* Harmonizimi i Rregullores me Udhëzimet e KLGJ-së në lidhje me pjesën hapëse të seancave dëgjimore publike dhe procedurën për vendosjen e kërkesave audiovizuale. Përgatitja administrative mund të ndodhë paraprakisht, ndërsa paneli gjyqësor mund ta shpallë ose konfirmojë vendimin në mënyrë transparente në hapje të seancës dëgjimore.

* Të përdoren masa mbrojtëse të pjesshme dhe teknike, kur është e mundur, duke përfshirë pozicione fikse të kamerave, grupe mediash, transmetime zyrtare të Gjykatës, vonesë në transmetim, anonimizim, turbullim të imazhit, ndryshim të zërit ose përjashtim të përkohshëm të regjistrimit vetëm gjatë pjesës së ndjeshme të procesit.

* Të sigurohet që akreditimi të mbetet një mjet administrativ që lehtëson identifikimin dhe aksesin, në vend që të jetë një kusht që i pengon gazetarët e paakredituar të marrin pjesë në një seancë dëgjimore publike si anëtarë të publikut, në varësi të kontrollit të sigurisë dhe kapacitetit të disponueshëm.

* Sanksionet të zbatohen në një mënyrë graduale, proporcionale dhe të kufizuar në kohë, në bazë të fakteve konkrete dhe një vendimi të arsyetuar, me një mundësi efektive për rishqyrtim ose shqyrtim.

* Të publikohen udhëzime praktike dhe të dhëna të anonimizuara të zbatimit në lidhje me aplikimet, miratimet, miratimet e pjesshme, refuzimet dhe masat administrative, në mënyrë që qëndrueshmëria dhe proporcionaliteti i sistemit të mund të vlerësohet me kalimin e kohës.

* Të mbahet një pikë kontakti për median, e identifikuar qartë, e aftë për të ofruar informacion në kohë në lidhje me oraret, procedurat e aksesit, rregullat e pajisjeve dhe zbatimin e vendimeve të marra nga paneli gjyqësor.

Next Post
Akuzohen se regjistruan 6 prona me dokumente false, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe përfituesin

Akuzohen se regjistruan 6 prona me dokumente false, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe përfituesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com