• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullat e reja për recetat me rimbursim

by Java News
13/05/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar rregulla të reja në drejtim të recetave dhe përshkrimin e barnave që tregtohen në farmacitë e spitaleve.

Sipas kontratave të rishikuara është parashikuar lehtësimi i procedurave të kryerjes së konsultës mjekësore dhe të plotësimit të recetës me rimbursim nga mjeku specialist i QSUT-së, shkruan Gazeta Shqiptare. Kjo nënkupton që konsulta mjekësore për përfitimin e këtyre barnave mund të kryhet nga një ose më shumë mjekë specialistë të shërbimit, kjo në varësi të protokollit klinik të sëmundjes dhe protokollit të përdorimit të medikamentit.

Deri më tani, konsulta bëhej nga një komision mjekësh të secilit shërbim, ndërkohë që nga takimet që Fondi zhvilloi me mjekët rezultoi se praktikisht konsulta kryhej nga një mjek specialist dhe firmat dhe vulat e tjera merreshin për procedurë, gjë e cila sillte një ngarkesë artificiale në shërbim.

Po ashtu, është parashikuar heqja e procedurës së miratimit të mjekimit nga drejtoritë rajonale të Fondit (DRF) dhe Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor (DRSHSUK).

Sipas FSDKSH-së, receta me rimbursim plotësohej nga mjekët vetëm pas miratimit nga drejtoritë vartëse të Fondit, gjë e cila sillte vonesa në marrjen e mjekimit dhe radhë të gjata të pacientëve në drejtori në pritje të miratimit të mjekimit.

Një tjetër ndryshim që është reflektuar në kontratë lidhet me lehtësimin e procedurave të zbatimit të sistemit të referimit. Tashmë, rekomandimi i mjekut të familjes dhe mjekut specialist përkatës të rajonit do të kërkohet vetëm në fillim të mjekimit dhe do të mjaftojë deri në përfundim të mjekimit dhe periudhës së rikontrollit.

Risia e fundit që sjell kontrata e re ka të bëjë me heqjen e detyrimit të drejtorive vartëse të Fondit për negocimin e planit të rimbursimit për secilin mjek, si dhe sanksionet për këtë.

Në kontratën aktuale është lënë që ky plan të menaxhohet nga DRSHSUK/DRF me shërbimet përkatëse. Për zgjidhjen e situatës së krijuar si pasojë e rezervave të shprehura nga mjekët, u ngrit një grup pune, i cili realizoi takime për të negociuar me mjekët e çdo shërbimi të QSUT-së. Ndërkaq, ndryshimet do të hyjnë në fuqi me listën e re të barnave të rimbursuara. a.k

Next Post

Zombit, kukullat, magjia e zezë dhe Vudutë... ja disa gjëra që nuk dini (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In