• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zombit, kukullat, magjia e zezë dhe Vudutë… ja disa gjëra që nuk dini (FOTO)

by Java News
13/05/2016 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zombie? Kukulla? Magji e zezë? Asnjë nga këto. Vudu, më shumë se sa me magji dhe mallkime, është një fe e cila përqendrohet në shërimin dhe të mirën për komunitetin. Dhe rrënjët i ka në Afrikën perëndimore, për të mbërritur në Amerika përmes tregtisë së skllevërve: megjithatë, njohuria jonë është e prishur pak për shkak të kinemasë horror, e cila ka nxjerrë në pah anët më të errëta (dhe pak të përhapura) të vudusë, duke i përzierë me besëtytni të tjera dhe yshtje, për arsye të “skenës”. Po çfarë thotë vërtetë kjo fe e lashtë?

VDEKJA ESHTE NJE KALIM – “Vuduistët” thonë se ekzistojnë dy botë të ndërlidhura mes tyre: e dukshmja dhe e padukshmja. Vdekja na ndan nga bota e padukshme, ku paraardhësit tanë rrinë zgjuar dhe na vështrojnë. Nuk është rastësi që vudu (ose voodoo, vudou etj) do të thotë “shpirt”, “hyjni”.

SHENJTE DHE PRIFTERESHA – Pjesa më e madhe e atyre që praktikojnë vudunë, beson në një qenie supreme, si dhe në disa shpirtëra më të vegjël, “loa”-të, që në disa raste janë bashkuar me shenjtë katolikë pas takimit me kristianizmin europian. Rasti më i famshëm është ai i Papa Legba, gardiani i kalimit mes botës së të gjallëve dhe mbretërive të tjera, që shpesh herë identifikohet me Shën Pjetrin. Për të komunikuar me “loa”-të, vudutë përdorin lutjen, flijimin e kafshëve, tamburin, vallëzimet. Priftërinjtë (ourgan) dhe mbi të gjitha priftëreshat (mambo) në foto, mbajnë marrëdhëniet mes shpirtërave dhe komunitetit. Në foton sipër, pranë qytetit mbretëror të Abomeyt në Benin, djepi i fesë vudu, katër fillestare (Vodunsis) pozojnë për fotografët përpara fasadës së dekoruar të konventës. “Vodunsis” për dy vite me radhë konsakrohen, mësojnë ritet dhe më pas i kthehen jetës normale.

PREJ KU VJEN DHE KU ESHTE PERHAPUR – Besimi Vudu është përhapur në Afrikën Perëndimore, Haiti dhe Luiziana (SHBA). Gjurmë të tij gjenden edhe në vende ku një herë e një kohë jetonin skllevërit e ardhur nga Afrika perëndimore, si Kuba, Brazili, Porto Riko, dhe Republika Dominikane. Në Haiti është i mbrojtur nga Kushtetuta, qysh prej vitit 1987.

S’KA KUKULLA – Kukullat Vudu, shpesh herë të fabrikuara për të transferuar një mallkim mbi cilindo, burojnë nga një lloj magjie popullore afrikane me emrin hoodoo (që nuk ka aspak të bëjë me fenë). Janë të përbëra nga misri, patate, bimë të tjera, argjilë dhe stof. Por pjesa më e madhe e priftërnjve Vudu nuk i përdor. Në fotografi ndodhet një kukull vudu terakote, që ruhet në Luvër në Paris.

EKSTAZE PER T’U SHERUAR – Në qendër të Vudu është shërimi i të sëmurëve: përdoren barëra dhe thirrja e Ioa, në ceremoni të gjata ritualesh gjatë të cilave, në një kulm të kërcimeve dhe këngëve, i devotshmi apo të devotshmit arrijnë një gjendje ekstaze duke u identifikuar me shpirtin e thirrur. a.k

Next Post

Pasi të lexoni këtë studim... birrat do ti pini me më shumë qejf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com