• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

by Os De
16/01/2026 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik këtë të premte, më 16 janar, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, tha se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja.”, tha Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën.

“Vijmë tek diaspora. Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët. Kontaktin me diapsorëm do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm.”, tha ai.

Madje në fund të fjalimit të tij të gjatë, kryeministri e mbylli me fjalët: “Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.

“S’jemi askund me mbikqyrjen parlamentare”

Një tjetër aspekt në të cilin kryeministri Rama vlerëson se nuk kjo qeverisje nuk është mirë, ishte edhe mbikëqyrja parlamentare.

“Domosdoshmërinë për të koordinuar punën për sa i përket realizimit me sukses të një misioni të ri, e ka patur në fakt parlamenti gjithmonë, por jemi kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga BE, mbikqyrja parlamentare. Nuk jemi kurrkund!

Është shumë e rëndësishme ama që në këtë pikë të kemi koordinim. Nuk mund të shihet si një anesk dhe as nuk mund të funksionojë si duhet pa koordinim.”, vazhdoi ai.

“Për Reformat Zgjedhore dhe Territoriale, bën si do Damiani!”

Një tjetër çështje për të cilin Rama foli, ishte edhe Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, për të cilën tha se ia ka lënë në dorë Damian Gjiknurit, duke i dhënë atij besim të plotë.

“Duke e mbyllur me reformën zgjedhore dhe atë territoriale administrative, fjala ime është ajo që thashë në fillim. Me ata shumë mirë, pa ata po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna! Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjmë pengun. Jo! Reforma zgjedhore ka nisur, ose jo ka nisur, se ajo ka nisur kur unë isha thjesht dhe vetëm piktor nën urat e Parisit siç e keni dëgjuar, me thonjtë e paprera. Komisionet bipartizane mblidheshin, takoheshin herë pas here. Përfaqësuesve të OSBE-së i mungonte vetëm veladoni i priftit dhe çallma e Hoxhës që t’i pajtonin. Rezultati keq e më keq dhe o burra bëjmë një reformë tjetër. Ne kemi bërë një reformë, Damiani e di dhe fakti që ia besoj atij, është se ai i bën. Kemi bërë një reformë unikale 4 muaj para zgjedhjeve. Të gjitha punët ndalojnë, kontrata mbaron. Nuk i mjafton. Tani e duan 9 muaj. Prap edhe 9 muaj po të ëhet nuk do lindë fitorja. Megjithatë Damian ti e di vetë! Siç ka thënë ai: ‘Do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë’. E kemi shumë të qartë drejtimin. Fjala është: Më pak është më shumë. Fjala e fundit është koordinim, koordinim, koordinim. Gjithsecili duhet të jetë i vetëdijshëm se diçka mund të bëjë edhe ai. Nuk mund të jemi trupa të ndarë dhe nuk mund të jemi individë.”, tha ai, duke shtuar se është koha të rindizen të gjithë motorat.

“Lufta ndaj shisheve plastike s’bëhet me polici…“

Tema e fundit ishte ajo e mbetjeve, një problematikë e cila ka dalë akoma më shumë në pah pas përmbytjeve të këtij fillimviti. Rama tha se e gjithë qeveria dhe deputetët e mazhorancës, duhet t’i bashkohen nismës kombëtare për vetëdijësimin e qytetarëve. Ai theksoi se kjo nuk është një luftë që bëhet me polici, por me ndërgjegjësim.

“Dhe paralelisht grupi parlamentar bashkë me partinë të angazhohemi me nismën e madhe kombëtare kundër ndotjes, çka është një problem shumë i madh. Shishet dhe qeset plastike s’mund të hidhen rrugëve sepse ndodh ajo që ndodhi. Jo më larg se dy apo tre netë më parë, kam marrë nga kryebashkiakja e Durrësit, videon live që pasi u pastrua ishte duke u rimbushur atje në Shkozet. Çuditërisht më çon dikush një postim të një personazhi mediatik që thoshte fajin e ka inceneratori i Tiranës, thirrja e personazhit për popullin shqiptar për aq sa e dëgjoj ishte hidhini shishet plastike ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës, që është krejt temë tjetër dhe ndryshe me Gjirokastrën që përjetoi përmbytje, pavarësisht punës së admirueshme që ka bërë kryetari i bashkisë, se ka edhe një drejtuese politike që i rri me fshesë në dorë, u bllokua dhe bllokimi ishte njësoj si ajo e Shkozetit. Dhe atje ne i kemi të evidentuara, sepse i ndjek Ministria e Bujqësisë, në nëntor të gjitha ato pika kanë qenë të pastruara, por prurjet janë aq të mëdha sa ato mbushen menjëherë. Kjo s’bëhet me polici, kjo bëhet me vetëdijësim. Kundër shisheve plastike, do kemi një betejë multidimensionale dhe do e bëjmë.”, tha Rama.

Ndërkohë, në pranverë do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Rama u shpreh se nëse opozita rri me shpresën se qeveria do bjerë vetë nga moti i keq apo proceset e drejtësisë, në vitin 2027 do humbasin edhe ato pak bashki që kanë.

“Do lançojmë dhe fushatën e re të anëtarësimeve në PS, që do jetë fushata e pranverës, sepse kur të tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoret e radhës. Ne kemi zgjedhjet e 2027. Nëse ata besojnë se ne do biem nga shiu, bora apo proceset e drejtësisë, rruga e të cilave është hapur prej nesh dhe garantohet prej nesh, ata të jetojnë me këtë shpresë sepse do mbeten edhe pa ato 5-6 bashki që i kanë sot.”, përfundoi ai.

Next Post
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

June 12, 2026
35 vjet Parti Socialiste e Shqipërisë

35 vjet Parti Socialiste e Shqipërisë

June 12, 2026
“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua”, Rama-protestuesve: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur!

“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua”, Rama-protestuesve: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur!

June 12, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, për mua është amanet i shenjtë në zemrën time!

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, për mua është amanet i shenjtë në zemrën time!

June 12, 2026
Zvërneci/ Mbahet protesta e 13, marshim drejt Kryeministrisë dhe 5 kërkesa politike

Zvërneci/ Mbahet protesta e 13, marshim drejt Kryeministrisë dhe 5 kërkesa politike

June 12, 2026
“Kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella”, Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

“Kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella”, Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

June 12, 2026
Rama në 35-vjetorin e PS-së: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Rama në 35-vjetorin e PS-së: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

June 12, 2026
Veliaj: Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste!

Veliaj: Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste!

June 12, 2026
LIVE/ Nis festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, Klosi: Lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE

LIVE/ Nis festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, Klosi: Lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE

June 12, 2026
35-vjetori i PS-së në Sheshin “Italia”, dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama!

35-vjetori i PS-së në Sheshin “Italia”, dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama!

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In