• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullat e reja/ Ja dokumentet që duhen për shit-blerjen e automjeteve

by A R
04/03/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush do të blejë një makinë, apo kush do ta shesë një të tillë, duhet të plotësojë disa dokumente të reja. Nga sot, ndryshojnë të gjitha rregullat e tregtimit të automjeteve.

“Panorama” zbardh urdhrin me firmën e tre ministrave, Tahiri, Haxhinasto e Manjani, i cili përcakton vetëm noterin si autoriteti që do të bëjë verifikimin dhe do të presë dokumentet në rastin e shitjes së automjeteve. Rregullat e reja prekin jo vetëm makinat që shiten brenda vendit, pra ato që janë targuar, por edhe makinat që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

NOTERËT

Do të jenë noterët ata që do të bëjnë verifikimin e taksave apo detyrimeve të tjera në zyrat shtetërore. Për këtë arsye, noterëve u është dhënë e drejta të futen në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Noterët do të kontrollojnë në sistem, nëse makina që po shitet është peng në ndonjë bankë apo kontratë, apo është ose jo e bllokuar për shkak të penaliteteve apo detyrimeve që ka ndaj Drejtorisë së Transportit Rrugor. Ja çfarë thuhet në udhëzim për këto dy raste.

“Nëse mjeti rezulton me detyrim nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, njofton palët, duke u vënë në dispozicion edhe konfirmimin zyrtar të detyrimit përkatës”. “Verifikon numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave të DPSHTRR-së, nëse dosja e mjetit është e bllokuar për arsye të ndryshme financiare dhe ligjore. Nëse dosja e mjetit është e lirë, nënshkruan kontratën. Nëse është e bllokuar, njofton subjektet e interesuara bashkë me arsyen përkatëse”.

Pra, të gjitha verifikimet në rastin e shitjes së makinave do të bëhen nga noteri. Nuk ka më sorollatje në zyrat e Drejtorisë së Transportit për të marrë dokumente që tregojnë se mjeti s’ka detyrime. Por në udhëzim ka edhe një nen tjetër, që tregon për detyrimet e blerësit.

Në nenin 6, “Lidhja e kontratës”, thuhet se noteri duhet të qartësojë për blerësin: “Detyrimet financiare ndaj DPSHTRR-së; detyrimin që në një afat prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes të evidentohet personi në cilësinë e blerësit si pronar i mjetit në lejen e qarkullimit, për të shmangur penalizimin nga organet e ngarkuara me ligj”. Pra, ai që e blen makinën ka vetëm 10 ditë kohë të ndërrojë lejen e qarkullimit me emrin e tij.

DOKUMENTET PËR SHITJEN

Për makinat që janë në qarkullim, pra që janë të targuara dhe të regjistruara, shitja është e thjeshtë. Në udhëzim parashikohen vetëm tri dokumente që duhen paraqitur te noteri: leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë në emër të pronarit aktual, në cilësinë e shitësit dhe dokumenti i identifikimit.

Edhe në rastin e makinave të paregjistruara, pra që vijnë për herë të parë në Shqipëri, dokumentet janë të thjeshta. Duhen: dokumenti i origjinës së mjetit me treguesit teknikë, dokumenti i fitimit të pronësisë dhe dokumenti i identifikimit./Panorama

Next Post

Koreja e Veriut i bën gati për përdorim armët bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In