• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregulla të ashpra për deputetët, jo më minifunde e atlete, masat ndëshkimore

by Java News
31/10/2018 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja e Kuvendit ka miratuar më në fund udhëzuesin e detajuar për zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve, i cili është kërkuar me këmbëngulje nga organizmat e Bashkimit Evropian prej më shumë se katër vitesh.

Udhëzuesi parashikon një tërësi më të detajuar rregullash dhe parimesh për sjelljen e deputetëve, ndërsa synon plotësojë me interpretim, shpjegim ose me rregulla procedurale, Kodin Sjelljes së Deputetëve. Udhëzuesi i kushton një rëndësi të veçantë stilit të veshjes së deputetëve dhe sjelljes së ligjvënësve në jetën private.

Pika pesë e udhëzuesit parashikon që veshja e deputetit gjatë seancave të komisioneve, seancës plenare, pjesëmarrjes në mbledhje të organeve të Kuvendit ose takimeve të organizuara, duhet të jetë e përshtatur me funksionin, të përshtatet me mjedisin e veprimtarive parlamentare si dhe të përcjellë normat dhe parimet etike të atij që e mban. Udhëzuesi parashikon që drejtuesi i mbledhjes, seancës etj., nëse konstaton se deputeti ka veshje të papërshtatshme, e nxjerrë jashtë deputetin për të përshtatur veshjen. “Pamja, kontaktet për shkak të punës, veprimet dhe përshtypja e përgjithshme që deputetët japin në punë, janë faktorë të rëndësishëm edhe për ruajtjen e reputacionit të institucionit të Kuvendit, i cili duhet të jetë në përputhje me tendencat mbizotëruese në nivele institucionesh të ngjashme.

Të gjithë deputetët, pavarësisht gjinisë, duhet të jenë të vetëdijshëm që të kenë një pamje të jashtme zyrtare, profesionale dhe të përshtatshme. Është përgjegjësi e drejtuesit të seancës, ose në përgjithësi të drejtuesit të mbledhjes ose ftuesit të një takimi, që të monitorojë respektimin dhe të tërheqë vëmendjen për respektimin e kodit të veshjes nga deputetët. Në rast se drejtuesi i seancës së komisionit, seancës plenare ose i organit të Kuvendit konstaton mosrespektim të Rregullores, fton deputetin të largohet dhe të përshtatë veshjen”, thuhet në udhëzues.

Vijat e kuqe për burrat

Udhëzuesi parashikon disa vija të kuqe sa i takon veshjes së deputetëve. Në udhëzues janë marrë dy modele, që duhet të respektohen nga meshkujt. Modeli i parë për meshkujt parashikon këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata serioze/jo të rastit / të shkujdesura (casual).

Gjithashtu rekomandohet të vendosin një kravatë, e cila duhet të jetë e lidhur mirë. Modeli nuk parashikon atlete, por vetëm këpucë serioze. Meshkujt duhet të shmangin aksesorët dhe stampat e dukshme, duhet të jenë gjithmonë të rruar ose në çdo rast me mjekër dhe flokë të kuruar e të rregullt.

Modeli i dytë i përket Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon kollare dhe një këmishë serioze, zyrtare. Xhaketat janë të rekomandueshme, por nuk kërkohen. Pantallonat duhet të jenë zyrtare dhe të vishen me këmishë. Xhinset ose pantallonat e shkurtra nuk janë të duhurat dhe janë të papranueshme. Këpucët duhet të jenë zyrtare dhe të përshtatshme për eventin.

Vijat e kuqe për femrat

Femrat nuk duhet të veshin fundet e shkurtra, dekoltetë, veshjet pa mëngë, materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta; këpucë zyrtare të mbyllura para dhe të shmangin takat e larta (mbi 7 cm), platformat, si dhe ngjyrat e forta; nëse duhet të përdorin bizhuteri, ato duhet të jenë fine dhe elegante; të shmangin tualetin e tepruar (të përdorin ngjyra të lehta) dhe parfumin e tepruar; të shmangin aksesorët e mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë; të shmangin lyerjen e thonjve, prerjen e flokëve dhe përdorimin e ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.

Modeli dytë për femrat

Modeli i OKB që duhet të respektojnë deputetet e shqiptare parashikon një bluzë e këndshme, por dekolteja nuk duhet të jetë e dukshme. Për ta bërë veshjen të duket akoma më mirë, xhaketa do të ishte perfekt. Të gjitha femrat duhet të veshin pantallona, gjatësia e të cilave të jetë poshtë gjurit.

Nëse vishet fustan, ai duhet të jetë serioz, zyrtar, i përshtatshëm për eventin dhe jo fustan mbrëmje. Fustani nuk duhet të jetë i hapur sa të arrijë skajet e shpatullave. Gjatësia e fustanit duhet të jetë deri poshtë gjurit. Duhet mbajtur parasysh tё mos jetë i ngushtë, me përjashtim të pjesës së belit. I njëjti rregull aplikohet dhe për fundet. Nëse femrat dëshirojnë të veshin funde, gjatësia e tyre duhet të jetë deri poshtë gjurit. Po ashtu kërkohen dhe këpucë serioze. Fundet sportive dhe shapkat e plazhit nuk lejohen. Rregulli i prerë është jo dekolte të tepruar, jo shpatulla jashtë dhe jo gjunjë të zbuluar!

Si duhet të sillet deputeti në jetën private

Deputetët duhet të kenë kujdes edhe me sjellët në jetën private, të cilat mund të cenojnë imazhin e Kuvendit. Deputeti mund dhe duhet të konsiderojë që çdo mangësi ose shkelje në sjelljen profesionale ose në jetën personale mund të ndikojë në vlerësimin mbi integritetin personal dhe vlefshmërinë e punës së tij dhe, si pasojë, mund të ngrenë dyshime rreth besueshmërisë së gjithë procesit parlamentar. Zbatimi dhe respektimi në bllok i rregullave të Kodit të Sjelljes dëshmon integritetin personal të deputetit.

Integriteti kërkon që deputeti: të reflektojë standarde të larta profesionale e personale në ushtrimin e funksioneve të tij, për të siguruar funksionimin sa më transparent, të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm të institucionit të Kuvendit; të garantojë mbrojtjen e interesit publik në gjithë aktivitetin e tij, duke shmangur çdo sjellje që mund të komprometojë integritetin dhe besueshmërinë e publikut; të shprehë në mënyrë besnike të vërtetën, pa frikë dhe pa u ndikuar nga pikëpamjet e bindjet politike, sociale, fetare ose ekonomike të personave që takojnë gjatë detyrës”, parashikon udhëzuesi.

Gjithashtu deputeti duhet të shmangë sjellje të paqarta dhe të dyshimta, çdo diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, orientimit seksual, kombësisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimi të bindjeve politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, ose për çdo shkak tjetër.

Deputeti duhet po ashtu të ruajë të pastër figurën e tyre morale dhe të shmangë sjellje ose veprime, të cilat cenojnë autoritetin dhe imazhin e tij para opinionit publik. Byroja e Kuvendit, si autoritet përgjegjës për zbatimin e këtij Kodi Sjelljeje, mund të marrë në shqyrtim dhe analizë raste të veçanta të sjelljes së deputetit të lidhura me keqpërdorimin e figurës së deputetit si përfaqësues i Kuvendit, ofrimin e modeleve të gabuara ose nxitje të formave joetike ose të dënueshme për zgjedhësit.

Byroja e Kuvendit, gjatë shqyrtimit të çështjes, arsyeton në lidhje me masën e cenimit tëbesimit publik të deputetit, si dhe nëse masa e cenimit të besimit për shkak të sjelljes negative të deputetit, ka prekur imazhin dhe besimin e publikut në raport me Kuvendin.

Byroja, në varësi nga rasti, nga masa e cenimit të imazhit të institucionit dhe nga të dhëna të regjistrit të masave disiplinore, për ekzistencën ose jo të masave të tjera në të kaluarën, vendos për marrjen ose jo të masës disiplinore dhe për llojin e masës, në përputhje me nenin 63 të Rregullores së Kuvendit. /shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 31 tetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In