• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfimi/Kosovari tregon sesi i ‘humbi’ milionat në Bitcoin

by Java News
26/03/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bitcoin mund ta kishte bërë milioner Besfort Morinën nga Gjilani. Shtatori i vitit 2010 është koha kur Morina filloi të merret me Bitcoin. Ai rrëfen për Tribuna Channel se si gjithçka nisi nga një laptop dytësor, të cilin ai e përdorte shumë pak.

Morina tregon se kërkonte bashkë-financues për të investuar në Bitcoin dhe cryptocurrency, por askush nuk i besonte.Megjithatë, ai ia bëri disi dhe arriti që t’i blejë pajisjet.

“Vlen me e theksu që më pat ardhë fatura e rrymës 600 euro për një muaj, në banesë ku kemi qenë studenta që ka qenë kogja e frikshme. Është dashtë me i shit kogja do bitcoin për me e pagu faturën e rrymës në atë kohë.”

Në vitet 2013/14, ai kërkoi një interpretim ligjor për bitcoin dhe cryptocurrency nga Banka Qendrore, por ata nuk kishin fare njohuri se ekzistonte diçka e tillë.

“Brenda bankës qendrore kanë refuzu me më jep përgjigje me email shkaku që nuk e kanë pas idenë aspak se çka është kjo punë. Më kanë thirrë në telefon edhe më kanë vazhdo ti me atë punë sepse ne nuk po e dimë çka është, në rrezikun tënd e ki”.

Në vitin 2014, Morina të gjithë të hyrat online vendosi t’i konvertojë në bitcoin, vendim i cili në fund nuk i doli mirë.

“Në vitin 2014 krejt të hollat çka i kam pasë, rrogat e punëtorëve dhe të gjitha të hyrat online vendosa me i konvertu në Bitcoin. Edhe shkaku i një problemi që e kam pas me një kompjuter që mu ka prish, fatmirësisht nuk më kanë humb Bitcoinat aty, kam vendosë që të hyrat dhe pagat e punëtorëve me i futë në një online Exchange, i cili në atë kohë ka pas 90% të tregut, pra më i madhi. Pas një kohë që i kam vendos unë paret aty, kanë qenë 200 Bitcoin, secili Bitcoin me vlerë nga 900 dollarë, ka falimentu faqja. I kam humbë ato Bitcoin edhe skam mujt me i kthy kurrë”

Vlera e bitcoinëve sa Besforti i posedonte dikur, në një kohë mbërriti plot 10 milionë euro. Kontabilisti i cili përkujdesej për financat në firmën e tij, u çudit kur kuptoi se Morina kishte shumë vite që merrej me Bitcoin.

Përkundër dështimeve, ai tregon se arriti të nxjerrë diçka nga investimi i tij në këtë fushë.

“Po unë kom arritë me nxjerrë. Prej vitit 2010 deri më tani më 2018, rreth 8 vjet unë në një farë forme edhe jam mbajt prej asaj pune, jo ekskluzivisht prej saj, por kam përfituar prej asaj pune”.

Në një kohë, kapitali total i tregut të kriptovalutave mbërriti në plot 800 milionë dollarë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tragjedi në Rusi, 53 viktima nga zjarri në një qendër tregtare, shumica fëmijë

Tragjedi në Rusi, 53 viktima nga zjarri në një qendër tregtare, shumica fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarri në Lundër del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

September 1, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

September 1, 2026
“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com