• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfimi tronditës/ “Si më përdhunuan në grup ushtarët serb gjatë luftës”

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse prej 17 vitesh, K.T. jeton me një sekret. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, ajo është përdhunuar në grup nga forcat serbe. Ajo tregon se kur i biri i saj kishte marrë vesh, ai e kishte pyetur atë: “Përse nuk iu ke thënë që të të vrasin, më mirë?”.

Po të kishte qenë ky reagimi i familjes së saj, çfarë do të thoshin fqinjët? Duke iu tutur turpërimit, ajo ka vuajtur në heshtje. Ajo thotë se ka provuar të bëjë vetëvrasje. Kur flet për atë ditë, ajo ende nganjëherë mendon se më mirë do të kishte qenë po ta kishin vrarë.

Mijëra persona që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ende vuajnë nga stigma, sikurse K.T. Prandaj ka qenë i rëndësishëm vendimi i Parlamentit të vendit në vitin 2014 për t’i njohur ato si viktima të luftës, duke iu dhënë të drejtën për të marrë pension shtetëror, pasi i kishte refuzuar shumë vjet. Gati dy vjet më vonë, Qeveria pritet që së shpejti të formojë një komision që do të fillojë pranimin e aplikacioneve.

Vendi synon të shmang shumë prej pengesave që kanë vonuar ligje të ngjashme në Bosnjë-Hercegovinën e afërt, ku përmbajtja dhe zbatimi i dobët i tyre ka bërë që vetëm një pjesë e vogël e viktimave të njiheshin dhe të kompensoheshin.

Zyrtarëve kosovarë u është dashur më shumë se një vit për të krijuar një proces të aplikimit dhe verifikimit që është – në teori – konfidencial, i ndjeshëm dhe i qasshëm. Ata janë këshilluar me të mbijetuara, me organizata lokale që punojnë me viktima, me ekspertë ndërkombëtarë, dhe me përfaqësues nga Bosnja. Rezultati i punës së tyre është lavdëruar nga mbështetësit lokalë që punojnë me të mbijetuarat.

Por, kjo ende mund të mos jetë e mjaftueshme. Turpi që shoqëria Kosovare ua vë viktimave bën që shumë prej tyre të frikësohen për të aplikuar për ndihma, për të mos e ekspozuar sekretin e tyre. Pjesëtarët e minoritetit etnik serb në Kosovë thonë se ata janë përjashtuar nga procesi. Dhe, mbështetësit thonë se ka shenja se Qeveria mund të caktojë beneficione shumë më të vogla se që ata kishin shpresuar, mbase përgjysmë më të vogla. Një pension i ultë jo vetëm që minimizon vuajtjet e të mbijetuarave, thonë ata, por rrit gjasat që shumë pak femra të aplikojnë, për shkak se nuk vlen barra qiranë.

K.T., që ka kërkuar të identifikohet vetëm me inicialet e saj, ka thënë se planifikon të aplikojë, e frymëzuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në qytetin e Drenasit, ku ajo takon të mbijetuara të tjera dhe merr terapi.

Me një shami koke ngjyrë rozë, të lidhur nën mjekër, dhe një fund me ngjyrë të kaltër të mbyllët, ajo duket pak si një gjyshe e butë rurale, siç edhe është. Mbështetja që ajo merr këtu i ka ndihmuar asaj të kalojë depresionin, dhe tani ajo përpiqet të inkurajojë të mbijetuarat e tjerë të mos e pranojnë fajin që ua vë shoqëria. Por, ajo thotë se shumë prej tyre nuk janë as të gatshme të vijnë në qendër, e lëre më të aplikojnë për pension.

“Unë po përpiqem t’i bind femrat e tjera që janë përdhunuar që të regjistrohen, por shumë pak e bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

“Ato frikësohen se një gjë e tillë do t’u shkaktonte probleme me familjet e tyre – shumë kanë frikë se bashkëshortët e tyre do t’i ndaheshin prej tyre dhe do t’i linin. Ato thonë se kanë kaluar 17 vjet dhe s’kemi marrë asgjë, prandaj pse duhet të regjistrohemi tani. Rreziku është shumë i madh”, thotë K.T./Telegrafi

Next Post

Fotografët rrëfejnë eksperiencat me këngëtaret shqiptare që shfaqen nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In