• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha si këshilltar i LaCivita-s “kryeministër”

by Mero Baze
22/02/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ky rasti i Sali Berishës, me këshilltarin e tij amerikan, duhet të jetë rasti i vetëm në botë, ku kandidati për kryeministër flet si këshilltar i fushatës, ndërsa këshilltari i fushatës flet si kryeministër.

Në gjithë fjalorin e Sali Berishës këto 10 ditë, kur ka prezantuar LaCivitën, ka vetëm shprehje të tilla: “Rama i tmerruar nga LaCivita”, “LaCivita do ta shaktërrojë Ramën”, “LaCivita do ta bëjë Shqipërinë të madhe përsëri” (vetëm, në kohë të fashizmit kemi qenë Shqipëri e Madhe), dhe broçkulla të tjera.

Është normale që një strategjist fushate të furnizojë kandidatin për kryeministër me ide dhe batuta dhe t’i hedhë në luftë me rivalin e tij për kryeministër, por ky rasti i Berishës është i përmbysur. Berisha këshillon këshilltarin se çfarë t’i thotë Ramës dhe pastaj na e tregon se si e tha këshilltari.

Kështu që ne tani jemi detyruar të dëgjojmë gjithë gomarllëqet e Berishës, që ka 34 vjet që i thotë shqip, ndërsa tani ia thotë në anglisht këshilltarit të fushatës së tij. Kjo nuk ndryshon mendimin tonë që ato janë gomarllëqe, por bën qesharake fushatën e Berishës, pasi në fund të fundit Rama nuk po garon me LaCivitën, por me Berishën.

LaCivita mund ta dijë vërtet se ne kemi qenë “Shqipëri e Madhe” në kohë të Berishës, por në fakt kemi qenë vend tranzit për naftën e ushtrisë jugosllave, që poshtëronte gjysmën e kombit tonë. Larg qoftë të na kthejë përsëri tek ajo kohë.

Ose vini re se si Berisha flet për kriptomonedhat, meqë flet dhe Trumpi me Elon Musk, dhe thotë se qëllimi i tij është Bitcoin. T’ia shpjegojnë se Bitcoin është një nga kriptomonedhat, të cilat janë me mijëra, dhe se duke folur kaq shumë gjëra të trasha, vetëm që u mbushet mendja e shqiptarëve, të cilët akoma nuk kanë idenë se pse flet.

Vetëm një vit më parë, kur Edi Rama miratoi ligjin për kriptomonedhat, ai e sulmoi me tërbim se futja në tregun e kriptomonedhave bëhet për të pastruar paratë. Tani, meqë ka parë Trumpin me monedhë të vet dhe Elon Musk që dikton fuqinë e Bitcoin, mendon se mund të ketë edhe një monedhë Berisha që të ketë ku të fusë lekët Shkëlzeni.

E dimë që LaCivita nuk ka faj se duhet kohë të kuptojë nga ku ka ardhur dhe çfarë klienti ka, por meqë Berisha ka zakon që i këshillon këshilltarët para se ata të këshillojnë, është mirë që LaCivita të pyesë herë pas here për çfarë e ka këshilluar Berishën, pra që të jetë i informuar që të mos t’i duhet të mbrojë gomarllëqet e tij në publik.

Si ajo pagesa 150 mijë euro për New York Times, apo këto historitë me Shqipërinë e Madhe dhe Bitcoin. Në atë moshë që ka Berisha, mirë edhe aq, por LaCivita e ka jetën përpara dhe nuk ka pse të bëhet qesharak 60 vjeç.

Next Post
Protesta të dhunshme në Bullgari, 6 të arrestuar dhe 10 policë të plagosur, publikohen pamjet

Protesta të dhunshme në Bullgari, 6 të arrestuar dhe 10 policë të plagosur, publikohen pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In