• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi rrëqethës i pacientit me COVID: Në kujdes intensiv isha si në hapësirë, i rrethuar nga ‘infermierë-astronautë’ pa fytyrë

by Java News
08/05/2020 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pashë astronautët të hynin në dhomën time të spitalit. Unë mund të takoj mjekun që shpëtoi jetën time në rrugë dhe nuk mund ta njoh atë.”  Vetmia e pacientëve me koronavirus përshkruhet nga Luca Paladini, një 50-vjeçar nga Milano, i cila është e sëmurë nga Covid, si dhe e gjithë familja e tij, partnererja, nëna dhe  babai i tij.

Ai ka rrëfyer për mediat e huaja se fillimisht ishte babai i tij që u infektua me koronavirus dhe madje ishte në gjendje tepër kritike, më pas nëna e tij, bashkëshortja dhe i fundit ka qenë vetë ai. Në momentin që iu sëmurë babai ai mori një telefonatë ku i është kërkuar që të shkonte të shihte për herë të fundit babanë e tij, ndërkohë që në spital ishte dhe ëma. Ai ka rrëfyer se pytja që i ati mbante në gojë ishe: A do bëhem mirë? E ndërsa nëna i thoshte vetëm ‘ Të dua’.

Mirëpo dhimbja e tij teksa ka shikuar prindërit që  ishin mes jetës dhe vdekjes nuk ka përfunduar ende, pasi ka qenë vetë ai i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit ka përfunduar në kujdesin intensive. Fatmirësisht ai tani është shëruar dhe është në pritje të rezultateve të testit të dytë.

Luca për TGcom ka treguar tmerrin që ka përjtuar gjatë kohës që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave të huaja temperatura e tij për shumë ditë nuk ka rënë dhe mjekët e kanë detyruar të firmoste se ai ka hyrë me pëlqimin e tij në intubacion.

Luca kujton se gjatë kësaj periudhe ka qenë i kthjellët pavarësisht se kishte dhimbje. Ai shprehet se e gjeti veten në krah një burri 41-vjeçar, i cili mes vështërsive i kishte kërkuar të takohej pasi të shërohej e ndërkohë Luca nuk e dinte nëse do shpëtonte.

“Kisha frikë të vdisja. Unë u tremba nga të gjithë ata doktorë që nuk i njihja”, “Më premto se do të takohemi përsëri”, ishte fjalia që më thonte burri që kisha në krahë.  Luca thotë se ishte i tronditur nga ajo frazë që fsheh gjithë vetminë dhe dëshpërimin e pacientëve të Covid.

“Në atë fjali ishte kapja e tij për jetën, ai pa referencën e tij të fundit tek unë, sikur të isha baba, vëlla ose bir për të në vend të një të huaji”, thotë ai.

Luca thotë se mjekët i kanë thënë se edhe pse mund të shërohesh sëmundja mund të lërë pasoja prandaj lufta nuk mund të quhet e mbaruar, dhe ai ka zgjedhur që këtë gjë dhe sfidat që përjetoi t’i bëj publike, pasi ai e pa veten brenda një labirinti që nuk po përfundonte asnjëherë.

Ndër të tjera ai ka thënë se kjo sëmundje është një ‘udhëtim me dhimbje’ dhe tregon se ka parë shumë njerëz të vdisnin rreth tij, të cilët nuk kishin asnjë infermierë ose mjekë mbi kokë. Luca ka thënë se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se ata që i drejtohen urgjencës ndoshta do të ketë raste që stafi mjekësor të mos i shërbejë aq sa duhet.

g.kosovari

Next Post
Grida Duma mendon si Berisha: Shifra e të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, më e lartë

Grida Duma mendon si Berisha: Shifra e të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, më e lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In