• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i rrallë i presidentit turk: Jam rritur nga nënë shqiptare

by A R
22/12/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit kokë më kokë dhe takimit me delegacione, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari shqiptar për pozitën e shqiptarëve në Turqi, Erdogan ka thënë se shqiptarët janë qytetarë të barabartë në Turqi.

“Qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit”, ka thënë ai

Presidenti turk ka folur edhe për lidhjet e tij me shqiptarët. Ai ka thënë se në lagjen ku është rritur ka pasur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me ta, dhe e ka veçuar një nënë shqiptare.

“E kemi pasur një motër shqiptare, Suat, rahmet pastë. Mund të them se jam rritur pjesërisht në duart e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë. Zona ku jetonim ne ishte një zonë ku kultivohej shalqiri dhe fruta të tjera. Edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Deri më sot unë nuk kam parë ndonjë gjë negative te ata që i kam njohur. Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur deri këtu. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt”, ka rthënë presidenti turk.

“Me të vërtetë, gjithë shqiptarët që ndodhen në Bajrampasha, Kyçykmeçe, në Stamboll, janë të qetë si dhe vendet ku jetojnë ata janë të begatë. Ne jemi të kënaqur dhe të lumtur me ta. I falënderoj sepse asnjëherë nuk kanë qenë për përçarje, por kanë qenë gjithmonë për unitet dhe brenda një bashkimi”, është shprehur ndër të tjera Erdoogan.

Presidenti i Turqisë ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan.

Erdogan ka folur edhe për investimet turke në Shqipëri, duke thënë se ato kapin shumën prej mbi 3 miliardë eurosh.

Ai e ka falënderuar Presidentin Nishani edhe për “përkrahjen e luftës kundër lëvizjes FETO”.

“E falënderojmë Presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”, është shprehur Presidenti turk.

Ai ka thënë se Turqia do të bëjë çmos për ta mbrojtur Shqipërinë dhe ka premtuar më shumë investime në sistemin e arsimit në Shqipëri.

Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ka shprehur kënaqësinë që shqiptarët në Turqi janë integruar dhe japin kontribut për vendin ku jetojnë. Ai ka thënë se shqiptarët e Turqisë janë urë miqësie mes dy popujve e dy vendeve.

“Brezat e rinj, si individë të respektuar të këtij vendi, në të njëjtën kohë, kanë bartur origjinën e tyre dhe kulturën kombëtare. Komuniteti shqiptar në Turqi është një urë e miqësie mes dy popujve dhe dy vendeve. Do të jenë gjithmonë një element nxitës për të bërë marrëdhëniet edhe më dinamike. Shpreh falënderimet e mia për autoritetet turke dhe kryesisht për Presidentin Erdogan, pasi qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Turqi prezantojnë origjinën dhe traditat e tyre. Edhe neve na jep kënaqësi fakti që shqiptarët e ardhur në Turqi janë individë të respektuar”, transmeton Anadolu Agency.

Next Post
Bie borë në Aleppo, më në fund, fëmijët kanë pak gëzim

Bie borë në Aleppo, më në fund, fëmijët kanë pak gëzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In