Presidenti i vendit Ilir Meta, ka thënë sot në një intervistë për Blendi Fevziun se në vitet 90-të ai ka dashur të largohet nga vendi dhe jo të merrej me politikë.
“Një shoku im kishte hyrë në ambasadën gjermane dhe unë doja të largohesha bashkë me të. Por kjo nuk ndodhi dhe unë mbeta këtu”, tha Meta.
Ai shtoi se ëndrra e tij ka qenë të bëhej pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.