• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi / Si po mashtrohen shqiptarët me vajin e ullirit në treg

by Java News
07/09/2017 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare edhe këtë sezon vijoi me investigimet mbi sigurinë ushqimore. Këtë radhë në fokus ishte vaji i lulediellit dhe ai i ullirit. Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të vajrave të lulediellit në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pas analizimit të njërit prej treguesve të cilësisë, indeksit të refrakcionit, rezultoi se brenda segmentit vaj ulliri ishin vetëm 12 nga 23 mostra. Pra rreth 50% e mostrave që shiten  për vaj ulliri natyral, të virgjër apo ekstra  të virgjër, nuk ishin vaj ulliri. Ndërsa 9 mostrat e vajit të lulediellit rezultuan brenda segmentit të vajit të lulediellit.

Indeksi i refrakcionit është një analizë e thjeshtë që kryhet më ndihmën e refraktometrit. Ky tregues i cilësisë së produktit është normë e miratuar nga shteti shqiptar që në vitin 1987. Vaji i ullirit natyral, i virgjër, ekstra i virgjër, duhet të rezultoi brenda segmentit 1,4677-1.4705. Ndërsa vaji i lulediellit brenda segmentit 1.471-1.476. Këto norma janë lënë në fuqi edhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 475 të vitit 2013. Fiks Fare konfirmoi që me këto standarde punon edhe Bashkimi Europian (CODEX STAN 33-1981)

Vaji i lulediellit, por mbi të gjitha  vaji i ullirit është një nga produktet më me emër të kuzhinës shqiptare. Ai është  i njohur për vlerat e jashtëzakonshme ushqimore, pse jo edhe kurative.  Metodat e prodhimit të vajit të ullirit natyral, atij të virgjër apo ekstra të virgjër , kanë përparuar me kohën, por gjithmonë duke marrë nën konsideratë këshillat e çmuara të traditës.

Ky lëng i artë ka tre karakteristika bazë, ngjyra, aciditeti dhe densiteti. Por kur bie fjala tek konsumatorët e thjeshtë, duke mos njohur këto karakteristika bazë i bën ata të bien pre e prodhuesve të paskrupujt të vajit.

Fiks Fare zgjodhi të shkojë përtej këtyre treguesve, të cilët manipulohen lehtësisht nga përzierja me vajra të ndryshëm, ngjyrues apo bërsia e ullirit, duke i  besuar analizave. Aktualisht firmat e prodhimit dhe tregtimit bëjnë autokontroll të produktit të tyre. Kjo do të thotë se në momentin e daljes së një sasie në treg ata dërgojnë për analiza pranë ISUV apo AKU  një kampion të produktit. Por a gjendet në   treg  cilësia  e produktit të analizuar?

Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave  në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pasi morën përgjigjet me rezultatet e analizave pranë ISUV-it, gazetarët e Fiksit ja dërguan për lexim dhe interpretim Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit nuk ka kthyer akoma një përgjigje. Drejtori i këtij institucioni, Dritan Sejko konfirmoi nëpërmjet telefonit se do të mblidhte në një mbledhje urgjente specialistët e institucionit për të shqyrtuar analizat. Sipas tij përgjigjja me interpretimin e këtyre analizave do të vij me shkrim sa më shpejt të jetë e mundur.

Fiks Fare bëri një krahasim të rezultateve të nxjerra nga ISUV krahasuar me normën standarde të miratuar për indeksin e refrakcionit. Sipas rezultateve :
Indeksi i refrakcionit i miratuar  për vajin e ullirit është 1.4677-1.4705

Nga 23 mostra të analizuara kanë dalë jashtë indeksit të vajit të ullirit 12 mostra. Ato janë:
Misha Sarande 1 lt              1,4734
Dhërmiu 1 lt                    1.4712
Borshi Hajdini Natyral          1.4730
Borshi Hajdini 0,5 lt           1.4727
Dhërmiu 0.5 lt                  1.4712
Borshi (O dhe B) 1 lt           1.4720
Dhërmiu Natyral 1 lt            1.4717
Misha Sarandë 1.5 lt            1.4730
Dhërmiu Ekstra i virgjër 1 lt   1.4720
Sidnej Ekstra i virgjër 1 lt    1.4711
Delvina Vaj ulliri Ekstra i virgjër 1 lt – 1.4723
Delvina Vaj ulliri natyral 1 lt  –  1. 4740

11 Mostrat e tjera të vajit të ullirit kanë rezultuar brenda normës dhe indeksit  vaj ulliri.
Për  sa i takon vajit të lulediellit të 9 mostrat e analizuara kanë rezultuar brenda indeksit të miratuar 1.471-1.476.

Gjithashtu, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i është kërkuar informacion edhe mbi përfundimin e hetimit për praninë e vajit të palmës në produktin gjalpë, skandal i cili u denoncua sezonin e kaluar në Fiks Fare. Pavarësisht hetimeve që nisen rreth tre muaj me parë, AKU-ja ende nuk ka një përgjigje si kanë rezultuar mostrat gjalpë të analizuara prej tyre.

Në atë kohë, pas transmetimit të investigimit që bëri Fiks Fare, disa firma që prodhonin dhe tregtonin bulmet, kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës Institutin e Sigurisë Ushqimore për shpifje. Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Paralelisht, e njëjta prokurori ka nisur me iniciativë të saj një hetim për këtë çështje, kësaj herë ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë bulmet. Hetuesit kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm mostrash bulmeti, ndërsa ende nuk ka një vendimmarrje.

Next Post
Mbappe: Dua që Topin e Artë ta fitojë Neymar

Mbappe: Dua që Topin e Artë ta fitojë Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In