Ta intervistosh Kiço Kapedanin për të kaluarën nuk është thjesht e vështirë, por e pamundur, të paktën në këto 23 vite pas rënies së komunizmit.
Eshte antimediatik edhe pse ka punuar një jetë me median si instruktor për shtypin në KQ të PPSHsë, gazetar, redaktor e zv.drejtor te “Zëri i Popullit”, redaktor në ATSH, sekretar Kolegjiumi në një revistë etj.
Por, një bisedë miqësore nuk e refuzon dot, pavarë sisht kujdesit për të mos atakuar persona të tretë. Kundërshtimi i tij, gati deri në mani, për të mos u shndërruar në personazh, nuk vjen ngaqë druhet, ka frikë, apo u ruhet sekreteve të dikurshme, por siç argumenton 76 vjeçari, “nuk më takon mua të analizoj sistemin e kaluar, as të lavdëroj apo kritikoj, sepse unë kam qenë pjesë e atij sistemi me funksione të larta partiake”.
Pranon defektet e diktaturës, shumë prej të cilave i quan se janë bërë nga padija, konkretisht nga izolimi i botës me jashtë dhe indoktrinimi. Por nxiton menjëherë të shtojë arritjet që janë bërë gjatë regjimit, që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, hapjen e tokave të reja etj.
“Tani është e lehtë të flasim, të gjykojmë për të kaluarën, por atëherë nuk arrije dot të perceptoje regjim tjetër, përveç partisështet”, thotë Kiço Kapedani, që jo pa keqardhje thekson se “diktaturat janë si bushtrat që hanë këlyshët e vet”…
Më poshtë intervista e Kiço Kapedanit në gazetën Panorama














