• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfimi i fundit i Kurt Kolës: Biseda me Lubonjën dhe si e arrestuan “ujqërit” Sherif Merdanin. I zunë pritë kur ishte me të fejuarën

by Java News
29/01/2022 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurt Kola, kryetari i Partisë së ishte të përndjekurve politik ndërroi jetë ditën e sotme pas një beteje 1 mujore me COVID-19. Ishte djali i tij Bilal Kola icili njofoi ndarjen nga jeta të të atit, i cili humbi jetën pas komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Gazeta Panorama.al risjell për lexuesit disa pjesë nga rrëfimi i fundit i Kurt Kolës marrë nga libri i tij “Në Shqipërinë burg”, ku tregon bisedat me analistin e njohur, Fatos Lubonja dhe arrestimin e këngëtarit të ndjerë Sherif Merdani.

Nga Kurt Kola/ Një bisedë me Fatos Lubonjën…

Me Fatosin kishim bërë biseda të shkurtra, të cilat më shumë ishin tregime për aventura rinore. Një pasdite na rastisi të bisedojmë gjatë, duke diskutuar për zhvillimet e brendshme dhe kryesisht Kushtetutën që po përgatitej të zëvendësonte të vjetrën dhe, si pasojë e kësaj, do të ndryshonte Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Procedurës Civile.

Fatosi, kishte mendimin se me ndryshimin e Kushtetutës, do të ndryshojë politika, do të zbutej lufta e klasave dhe do të bëhej falje në burgjet politike. Në fakt, logjika kështu ishte, dhe ai sillte argumente, që përforconin mendimet e shprehura prej tij…

“Shteti e çon shoqërinë përpara ekonomikisht, duke bërë reforma të buta, duke krijuar lehtësira në financime për të rritur prodhimin, duke krijuar vende pune e duke ulur çmimet. Paralel me ngritjen ekonomike shkon edhe ndryshimi i legjislacionit dhe zbutja e politikës. Me ndryshimin e Kushtetutës, Shqipëria bën një hap cilësor politik, nga Republikë Popullore, në Republikë Popullore Socialiste. Ky ndryshim politiko-shoqëror s’do kishte kuptim pa ndryshime dhe zbutje në politikën e brendshme. Po ndryshojnë Kushtetutën pas tridhjetë vjetësh qeverisje e bashkë me të po shpallin emërtimin e ri të republikës”.

Albani Forum For Democracy

Ishin shumë që arsyetonin si Fatosi e, logjikisht, arsyetimin e tyre të drejtë e pranonin apriori dhe të gjithë shpresonin në zbutje politike e në falje të të burgosurve. Fatosit nuk i kundërshtova, jo pse ishte logjik në arsyetim, por për arsye humane ndaj tij. Kisha kuptuar, se Fatosi kishte një dëshirë krejt ndryshe nga të tjerët për të shkuar në familje, te gruaja dhe fëmijët.

Ai e shprehte në gjithë sinqeritetin e tij: Të shkoj një herë në familje, pastaj le të më fusin përsëri në burg! Ishte shumë i veçantë pasioni i tij në këtë aspekt dhe, duke ia ditur, e më shumë, duke e ndier me keqardhje, e dëgjoja pa e kundërshtuar e pa aprovuar mendimin e tij…

Përplasje e kundërshti kisha me Kin Bashën, një nga ata me të cilët kisha ndarë vuajtjet e kampeve të internimit që fëmijë. Ai, jo vetëm shpresonte, por e besonte fort ndryshimin pozitiv me ndryshimin e Kushtetutës. Ky përpiqej të më bindte me të dhëna nga opinioni publik jashtë, që ia sillnin në takim.

Unë, vetëm duke parë prishjen e marrëdhënieve dhe shkëputjen me Kinën, një shteti me mbi një miliard banorë, që mbante gjallë ekonominë e Shqipërisë, kuptoja se tani pasonte një mbyllje hermetike në vetvete. Pa patur ndihmën e askujt, diktatori, siç ka vepruar ngaherë, do të bënte manovrën e radhës me propagandë tepër djallëzore: përballë Kinës shpallte një kapërcim në sistemin socialist, ndërsa në politikën e brendshme përforconte legjislacionin në shërbim të diktaturës së proletariatit, ashpërsonte luftën e klasave në maksimumin e mundshëm dhe godiste grupet “antiparti” për të mbjellë terror!

E gjithë shpresa e fryrë, nga stisja e propagandës për ndryshim e zbutje, rezultoi në një tullumbace zhgënjyese për ata që e besuan…

Sherif Mardani

Ridënimi i Sherif Merdanit, provë shtrëngimi…

Sherif Merdani ishte pjesë e shtresës së deklasuar, por goditjen politike e mori si artist. Nuk kishte studiuar për muzikë, por ishte talent dhe talenti i hapi rrugën për në Universitet. Me shumë peripeci mbaroi studimet për histori-gjeografi. Mbrëmjeve të fundjavës këndonte në dasma, që të nxirrte lekët për të vazhduar studimet. Pati fat se nuk e pikasi Sigurimi dhe arriti të marrë diplomën. E morën ushtar dhe shërbimin ushtarak në dallim nga të tjerët e kreu në repart pune dyvjeçar! Pra, nuk ia njohën universitetin në shërbimin ushtarak, ashtu siç ishte në praktikën e regjimit…

Sherifi u bë i famshëm në muzikë, sidomos me këngët anglisht, të cilat zgjuan sigurimin për ta vënë në vëzhgim. U godit festivali i këngës si fenomen liberalizimi në art dhe, doemos, si këngëtar do ta pësonte Sherifi, i deklasuari pa përkrahje…

Fama e muzikës, Sherifin do ta ndiqte edhe në burg. Të dënuarit i luteshin të këndonte dhe ai nuk ua prishte qejfin, edhe pse e dinte se ishte e ndaluar dhe dënoheshe. Ai këndonte në galeri këngë shqip e anglisht, dhe ndiqej nga policia. Nuk kishin arritur ta kapnin duke kënduar se rrinin roje, por ishin të informuar dhe të sigurt se këndonte.

Për sa i përket punës, Sherifi punonte gjithmonë mbi normën, edhe pse në punën e vështirë si minator dhe nuk mund ta kapnin apo të gjenin shkak për ridënim. Ndonëse i deklasuar, nuk e njihte fare sistemin, mekanizmat e funksionimit, organizatat, lidhjet ndërmjet tyre… Ndërsa për anën juridike ishte krejt naiv. Ai kujtonte, se edhe pasi të kanë arrestuar mund të shpëtosh me anë të dëshmitarëve. Ishte dënuar një herë, kishte kaluar hetuesi, por asgjë nuk kishte mësuar. Ai mendonte se dëshmitari ka fuqi të influencojë në mbrojtje të akuzës, ndërkaq, dëshmitari në rastin më të mirë të mundshëm mund të tërhiqte dëshminë e tij, raste sporadike këto, shumë të rralla.

Sherifin, në arrestimin e parë e kishin kapur në një moment tepër delikat. Sapo ishte duke u fejuar me një vajzë që dashuronte. Sigurimi, që po e ndiqte, si organ kriminal që qe, ruante rastin që ta godiste të piketuarin për arrestim, aty ku e shkatërronte më shumë shpirtërisht. Edhe Sherifit këtë lloj goditje donin t’i jepnin. Madje, ky ishte artist, i ndjeshëm edhe më shumë se një qytetar i zakonshëm.

Ia kishin aprovuar dashurinë njëri-tjetrit dhe ishin në prag të kurorëzimit, kur hijet e zeza të Sigurimit e ndiqnin hap pas hapi. Ishte një natë me hënë, teksa ecte rrugës së Dibrës, krah për krah me të dashurën; ai duke kënduar lehtë melodi italiane e ajo duke qeshur e duke iu varur në krahë, ndërsa një plakë në sfond përpara, pëshpëriste: Mos u paftë syri i keq!

Plaka e mirë lutej për gëzimin e çiftit të ri, teksa njëqind metra më tutje, në një rrugicë të fshehur nga hëna, para portës ku do të hynte çifti i gëzuar kishin zënë pritë “ujqërit”.

Me instinktin e rrëmbimit tërheqin vajzën dhe prangosin Sherifin…

Eskorta e terrorit kaloi afër plakës, që vazhdonte të lutej për lumturinë e çiftit, pa i shkuar në mend se djali i rrëmbyer kaloi pranë saj e vajza pat ngrirë, mbështetur në portën e shtëpisë! Mbase plaka vazhdonte të lutej, edhe kur Sherifi ishte dënuar dhjetë vjet. Dhe plaka e mirë iku nga jeta e gëzuar, se nuk mori vesh kurrë prishjen e lumturisë së çiftit, dhe të mijëra e mijëra çifteve të tjerë, para e pas Sherif Merdanit!

Tani, i riarrestuar në kampin e terrorit, ku jeta e njeriut është gjëja më e pavlerë dhe ridënimi ose shtimi i viteve të burgut praktik e preferuar e regjimit, Sherifi kërkon të thërritet në hetuesi për të dëshmuar në mbrojtje të tij, një të burgosur nga Saranda, i cili kishte rënë në burg qysh në moshën 20 vjeç. Ky kishte bërë 20 vjet burg dhe, tani, që ishte 40 vjeç i kishin mbetur ende edhe vetëm 40 ditë për të dalë nga ferri…

Ky rrezikzi, që gjatë 20 viteve s’i kishte ardhur as nënë e as baba, as i kishin çuar një letër apo telegram, ky i vdekur i harruar, që po gdhinte net pa gjumë për të parë një ditë pa polic e ushtar nga pas, e sheh veten, çuditërisht, përballë hetuesit kriminel: “Të mbroj Sherifin duke gënjyer e të marr 10 vjet dënim, apo të them të vërtetën e të shkoj në shtëpi?”. Në këtë mëdyshje, aq sa e lehtë ishte zgjedhja, po aq i rëndonte në karakter rrezikziut…

Hetuesi, i ngazëlluar mendonte: Me një gurë po vras dy zogjtë…

– Sherif, pse më ke thirrur mua këtu? – e pyet burri nga Saranda.

– Grigor Xarxo më akuzon se kam folur kundër pushtetit filan ditë, që ishim bashkë në tarracën e apelit. Të kam thirrur ta përgënjeshtrosh si shpifje.

– A e di se kam bërë 20 vjet burg, kam 40 ditë për të mbaruar dhe ti më thërret të më implikosh e të më rrezikosh në një dënim tjetër? Ti do që të them të vërtetën, apo të gënjej?

– Unë, të kërkova që të thuash të vërtetën, – i thotë Sherifi.

– E vërteta është siç ka thënë Grigori!

Grigor Xarxo, ishte një spiun që deklaronte publikisht: Unë jam gati të shkel mbi eshtrat tuaja (të burgosurve), veç të dal nga burgu! Ishe më i sigurt të flisje kundër në sy të operativit ose komisarit, sesa në sy të Grigorit.

Sherifi u ridënua me dhjetë vjet burg, ndërsa sarandjoti plotësoi 20 vjetët dhe iku në shtëpi.

Pjesë nga libri “Në Shqipërinë burg”/m.j

Next Post
“Pushtimi i Ukrainës shkatërrimtar, do shoqërohej me…”/ Gjenerali Amerikan: Ka ende kohë dhe vend për diplomaci

“Pushtimi i Ukrainës shkatërrimtar, do shoqërohej me…”/ Gjenerali Amerikan: Ka ende kohë dhe vend për diplomaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

October 31, 2026
Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

October 31, 2026
Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In