Rrëfimi i Edgar Çanit, nga Gattuso, te Kombëtarja dhe pritja e djalit
E kaluara, shpresat dhe ëndrrat. Nga pritja për lindjen e djalit, të Kombëtarja Shqiptare dhe objektivi për t’u rikthyer në Serinë B italiane përkrah Genaro Gattusos.P as aventurës angleze me Leeds të karakterizuar nga probleme të shumta jashtë fushës, sulmuesi shqiptar pret të rikthehet në futbollin e rëndësishëm nga Pisa, raporton Supersport.
Një gol në tre ndeshje dhe 7 pikë. Ambicia për Serinë B duket e realizueshme. 26-vjeçari është rrëfyer për faqen e ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio. Edgar Çani tregon ish-kampionin e botës dhe kolonën e Milanit, Rino Gattuso në stol. Sipas shqiptarit, “ai është ekzaktësisht ashtu si duket, një person me personalitet dhe karakter të fort”. Kuqeziu zbulon se e zgjodhi Pisën pikërisht prej Gattusos.
Sulmuesi foli edhe për Kombëtaren, që ëndërron të shkruajë historinë në futbollin europian. Sipas tij “ecuria e skuadrës nuk është surprizë, pasi prej emërimit të De Biasit thirrja ishte e qartë: ndryshim për t’u rritur”.
Çani i cilësoi të merituara rezultatet e përfaqësueses, duke shpresuar në kualifikimin në Euro 2016. Ai u shpreh se “do t’i pëlqente të luante në evenimentin në Francë”, një vendim që gjithsesi i takon trajnerit. Nëse nuk do të jetë pjesë e skuadrës, atëherë do ta mbështesë si tifoz.Jeton me partneren në Pisa dhe presin lindjen e djalit. Ndërkohë, Edgar Çani shënon dhe ëndërron rikthimin në Serinë B dhe Europianin me Shqipërinë.









