• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i dikurshëm i të arrestuarës për drogë: E bëja për nënën e sëmurë

by A R
20/11/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonila Dimoshi, një nga gratë e arrestuara për trafikim të lëndëve narkotike, e ka ushtruar këtë “profesion” për hir të nënës së sëmurë me një së mundje të pashërueshme. “Gazeta Shqiptare” ka botuar sot një intervistë të katër viteve më më parë me 31-vjeçaren, e cila në atë kohë sapo kishte përfunduar një dënim me heqje lirie për trafik droge.

Në rrëfimin e dikurshëm, rikthyer sot, Sonila ka treguar se ka filluarf të shiste drogë që kur ishte 17 vjeç, pikërisht atëherë kur mësoi se nëna vuante nga kanceri. Donte vetëm, të siguronte të ardhura për kurimin e nënës e më pas të largohej nga kjo rrugë, tha Sonila në janar 2012, por tani ka përfunduar sërish në pranga, duke dëshmuar se trafiku është një vorbull nga e cila vështirë se mund të shpëtosh, por edhe “ky sistem nuk ndihmon aspak njerëzit që duan të lënë drogën e, nga ana tjetër, s’bëjnë asgjë për rehabilitimin e tyre pas daljes nga burgu, duke i ekspozuar drejt së njëjtës rrugë”, shkruan GSH.

Rrëfimi

Ishte vetë 17 vjeç kur mori vesh se nëna e saj ishte e sëmurë me kancer. Vendosi të kërkojë punë, por në katër raste u përballë me pronarë biznesesh që kërkonin të pronësonin edhe atë vetë. Pasi ishte rritur që kurrë nuk mund ta shiste trupin, pavarësisht vështirësive, Sonila vendosi të merret me një tjetër alternativë, shitjen e drogës. “Arrita të shisja drogë për dy vjet rresht. Atëherë u transformova. Nga një vajzë me trup shumë të bukur, që mund të vishej bukur e të ekspozohej, fillova të vishesha si çun, sepse, duke marrë parasysh punën që po bëja, të mos i lija asnjeriu përshtypjen se unë isha një vajzë e lehtë për t’u përdorur”, rrëfente Sonila, në atë kohë 26 vjeç.

“E bëja vetëm për mamin. Të paktën ato që i kishin munguar gjatë gjithë viteve t’i kishte në ato pak ditë jetë që i kishin ngelur. U mundova të mos i mungonte asgjë, dhe thjesht nga ilaçet që i bleva arriti të mbijetonte edhe 10 muaj të tjerë”.

“Kur fillova të shisja drogë, fillova edhe të pija. Kur e kam parë mamin tim pas operacionit, u shokova dhe nuk dua ta kujtoj tani. Atëherë kam pirë për herë të parë. Kam pirë shtatë muaj rresht, e lashë, u kurova me metadon më pak se një vit. Kur dola nga burgu e fillova prapë, por u bëra pishman shumë shpejt. E kuptova që ishte diçka që nuk ia vlente të vazhdohej më tej…”

Burgu

Duke ditur që nënës i ngelej edhe pak kohë jetë, vajza vendosi të shkëputej nga shitja e drogës, por nuk mundi t’i shpëtonte dot policisë. “Mami vdiq më 5 tetor, unë jam arrestuar në 15 tetor, vetëm 10 ditë pas vdekjes së saj. U dënova 7 vjet e gjysmë, ndërkohë që kisha 1 muaj që isha shkëputur nga shitja e drogës dhe ditën që më kanë kapur rastisa në kohën e gabuar, në vendin e gabuar”, – rrëfen Soni. Ishte nisur për te varri i së ëmës, por nuk mbërriti kurrë atje. Rruga iu ndërpre nga “spiunët e policë”, siç i quan ajo, dhe që pas kësaj do të qëndronte për 3 vjet e gjysmë në burg për të vuajtur dënimin e saj. “Kur rashë në burg, nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e mamit dhe ende nuk isha mësuar me idenë që mami kishte vdekur. Kur u ktheva në shtëpi, e gjej shtëpinë të mbushur me fotografitë e mamit, gjë që nuk më bëri mirë. Familjarët e mi ndoshta menduan që do ta ngrohnin shtëpinë po të ishte ashtu, por unë u shokova shumë. Mund të them që ishte një traumë e tretë për mua: e para ishte vdekja e mamit, e dyta ishte futja në burg, që ishte asgjë para vdekjes së mamit, dhe kjo e treta, që nuk po përjetoja dot mirë as daljen nga burgu”.

Fëmija

Pavarësisht gjithçkaje, ajo sërish i gjeti forcat te vetja për të vazhduar përpara dhe jeta e deshi që të takohej dhe të dashurohej me një djalë. Vetëm pak kohë pas njohjes, Soni ngelet shtatzënë, duke e konsideruar fëmijën që mbante brenda saj një dhuratë që po i bënte e pamëshirshmja jetë. Por, babai i fëmijës nuk deshi kurrë ta ketë një të tillë, duke e detyruar që të mos e mbajë fëmijën. Në luftë me drogën, tani Soni është duke rritur e vetme djalin e saj katër muajsh, të cilin e quan dritën e syve.

Ky është rrëfimi i GSH për Sonila Dimoshin, e cila tani, për fatin e saj të keq, detyrohet të përballet sërish me drejtësinë, me të njëjtat akuza.

Next Post

Abuzoi me të sëmurin mendor, pranga 44-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com