• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i bankierit që grabiti 500 mijë euro: Pse jam penduar

by Java News
23/11/2016 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentian Hoxha, i dënuar me gjashtë vite burg pasi vodhi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve rreth 500 mijë euro në bankën ku ishte i punësuar, ka rrëfyer përpara gjimnazistëve durrsakë dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, eksperiencën 5- vjeçare në burg.

I dënuari, Gentian Hoxha
I dënuari, Gentian Hoxha

Ashtu si Hoxha, edhe 4 të tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale shpalosën eksperiencat e tyre të burgut para gjimnazistëve, ndërsa në mesazhet e tyre i bënë thirrje të gjithë shoqërisë që të mos shkelë rregullat e saj, pasi liria është më e vlefshme se gjithçka.

RREFIMI

“Asnjë pasuri në botë nuk e ble dot lirinë. Para disa vitesh, unë bëra një veprim shumë të gabuar, për të cilin jam penduar thellësisht. Unë punoja me detyrë specialist marketingu pranë Bankës Kombëtare Tregtare Vlorë, në një sektor shumë të rëndësishëm. Isha vetëm 30 e ca vjeç dhe kisha karrierën përpara. Por ambicia dhe rrethanat e vështira që po përjetoja asokohe bënë që unë të ndërmerrja veprimet e para të vjedhjes. Aty nisi gjithçka”, rrëfeu Hoxha para adoleshentëve, raporton “Panorama”.

“Me anë të marifeteve të ndryshme arrita të vjedh një shumë të konsiderueshme parash në bankën ku punoja. Pra, mjafton një moment dhe jeta merr tjetër rrjedhë, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm”, iu drejtua Gentian Hoxha gjimnazistëve dhe të pranishmeve në aktivitet, duke shtuar se ky veprim i kishte kushtuar shumë shtrenjtë.

“Ky veprim më kushtoi shumë shtrenjtë. Unë e pranoj se nuk jam dënuar pa arsye. Krahas lirisë, që nuk ka pasuri në botë që ta zëvendësojë, unë ndihem moralisht tradhtar te të njohurit e mi, duke nisur nga kolegët e deri të shokët e të njohurit në qytetin tim”, pohoi ish-bankieri, të cilit ministri Manjani, pjesëmarrës në aktivitet, ia premtoi rikthimin në detyrë pas përfundimit të dënimit, duke dhënë njëkohësisht mesazhin se të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë.

Gentian Hoxha u arrestua nga policia menjëherë pasi u zbulua vjedhja, ndërsa u dënua me 10 vite heqje lirie. Ai ka kryer pesë vite deri më tani dhe aktualisht po vuan vitin e gjashtë dhe të fundit, pas uljes së dënimit që i është bërë. Arrestimi i tij u bë në dhjetor të vitit 2010, kur punonte në bankën e nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Në atë kohë, Policia e Vlorës bëri të ditur se Gentian Hoxha, duke shpërdoruar detyrën si specialist pranë bankës, falsifikoi një sërë dokumentesh dhe arriti të përfitojë 500 mijë euro. Këto para u investuan në një shoqëri në Vlorë, në emër të një shtetasi tjetër. Pikërisht kjo shoqëri e ngritur me paratë e vjedhura në bankë i investoi ato në marrjen me qira dhe ngritjen e disa bizneseve private në qytetin e Vlorës.

MANJANI

Sot Hoxha shprehet i penduar, duke u thënë gjimnazistëve se nuk duhet të ndjekin rrugën e gabuar. Nga ana tjetër, ministri Manjani vlerësoi nismën e ndërmarrë me temë “Rinia në Fokus”, duke bërë apel për të gjithë të rinjtë që të kuptojnë rëndësinë e ligjit dhe ta respektojnë atë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë takimit në Durrës
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë takimit në Durrës

“Po të më pranoni si ‘këshillonjësin’ juaj ligjor do t’ju këshilloja se nuk ia vlen të kesh problem me ligjin. Ligjit mund t’ia hedhësh një herë, mund t’ia hedhësh dy herë edhe herën e tretë me pak zor e gjen mënyrën, por vjen një moment që fillon dhe i lan hesapet dhe larja e hesapeve përpara ligjit është një situatë që është e pashmangshme në një shoqëri me shtet”, u shpreh ministri i Drejtësisë, duke theksuar se dija dhe arsimimi është alternativa e duhur për të gjithë të rinjtë./panorama/a.k

Next Post
Sigurimsi “Filip X”, historia e spiunit që bënte 90 “raportime” në muaj

Sigurimsi "Filip X", historia e spiunit që bënte 90 "raportime" në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In