• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i babait të Indrit Çelajt: I prenë ëndrrat djalit, ç’më ka ngelur më mua

by Java News
13/09/2019 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘I prenë endërrat atij djali dhe mua më prenë krahët e shpresës’, më zë të dridhur kështu u shpreh Baftjar Çelaj, babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, i cili u vra në Tiranë për një kondicioner.

I ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në News 24, babai ka rrëfyer me dhimbje momentet e fundit të kontaktit me djalin e tij.

Çelaj u shpreh se Indriti kishte qenë në banesën e tyre në Mallakastër, një javë para se ndodhte ngjarja.

“Kam folur një ditë para. Një javë para e pata në shtëpi. Pastaj iku, mori edhe nipin, djalin e vajzës. Pas disa ditësh më mori, kishte marrë vajzën e madhe kishte një problem me shëndetin, bashkë me të dashurën e tij. Më thotë të vijë mamja. I them gruas, ik, sikur nuk po donte gruaja. Megjithatë erdhi në Tiranë. Në datë 21 ka qenë aty. Të nesërmen e përcjell në punë, nëna, motra, nusja. Sa vijnë në Fier marrin vesh lajmin.Kur vij këtu më thonë kanë vrarë djalin”, u shpreh ai i pikëslluar.

Më tej Baftjar Çelaj hedh akuza të rënda tek shteti dhe drejtësia, duke u shprehur se djalit i prenë ëndrrat në mes.

“Kriminelë nuk janë ata, janë këta që merren me drejtësinë. Prokurorë, gjyqtarë që i mbrojnë këta njerëz. Ç’drejtësi është kjo të vrasësh njeriun në punë. Këtë nuk kam as fjalë të them, këtë padrejtësi, një pasiguri në këtë vend. Të marrësh jetë të rinjsh në punë e sipër. Edhe dalin ca fytyra dhe flasin pa ndjenjë njerëzore. Ç’të them unë më, mua shpirti më ka ngelur mezi po qendroj, mua edhe gruas. S’kam ç’të të them më. Ca të them, i morën ëndrrat atij djali, mua më prenë krahët e shpresë, unë tek ai i kisha. Ç’më ka ngelur më mua. Nuk kam asnjë lloj besimi. Kush ka një fije ndërgjegje. Ç’garanci kam unë nga ky vend, duke shkaktuar viktima pas viktimash. Nuk kam fjalë më, nuk kam asnjë lloj shprese tek ky ved. Ju bëj thirrje ambsadave të huaja, të bëjnë drejtësi, tu japin shpresë këtyre të rinjve për të ardhmen. S’kam më, ç’të të them”, tha ai.

Indrit Çelaj u vra mesditën e 22 gushtit në Tiranë, teksa ishte duke punuar për rregullimin e kondicionerit tek vila e familjes Kusi. Pas një sherri verbal me dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të 26-vjeçarit.

Një plumb në kokë i mori jetën të riut, ndërsa 2 vëllezërit Kusi janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Next Post
U kurua në Durrës dhe Tiranë, turisti italian humb jetën në spitalin e Padovas

U kurua në Durrës dhe Tiranë, turisti italian humb jetën në spitalin e Padovas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In