• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i 17-vjeçarit: “Më plagosi me thika se pëlqeva fotot e një vajze në FB”

by Java News
16/11/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Kanë mjaftuar disa pëlqime në fotot e një vajze në rrjetin social Facebook, që dy 17­ vjeçarë të përfshihen në një debat të ashpër deri në përdorimin e thikës. Njëri prej tyre u qëllua tri herë nga bashkëmoshatari i tij, por fatmirësisht tehu i thikës nuk i ka prekur organet jetësore dhe ai ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja me protagonistë dy adoleshentët nga fshati Karavasta e Re, ndodhi dje në qendër të Divjakës. Pas sherrit të nisur në Facebook, ku ka pasur sharje e debate publike, ata kanë lënë takim për t’u ballafaquar dhe sqaruar.

Por njëri prej tyre, me inicialet E.P., ka nxjerrë thikën duke e plagosur bashkëmoshatarin e tij me inicialet A.B. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti në vend dhe arrestoi menjëherë autorin për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Ndërsa i plagosuri që është dërguar në spital të Lushnjës, është marrë në pyetje disa orë më pas, kur ai e kishte kaluar rrezikun për jetën dhe ka qenë në gjendje për të dhënë shpjegime. Të dy të rinjtë i kanë pohuar policisë se kohët e fundit vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime nga më të ndryshmet dhe sharje nga familja. Por nuk kanë munguar as kërcënimet në distancë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i plagosuri A.B., i cili ndodhet i shtruar në spital, ka pohuar se prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij E.P. shkëmbente me të dhe shokët e tij të grupit fyerje të ndryshme në Facebook. Sipas tij, sherret kanë nisur vetëm nga disa pëlqime që i plagosuri u ka bërë disa fotove të një vajze që dy të rinjtë e njihnin nëpërmjet rrjetit social.

“U dhashë ‘like’ fotove të një vajze që kisha frend (shoqe) në Facebook dhe kjo mesa duket e acaroi personin që më plagosi. Unë nuk e njihja nga afër atë vajzë dhe as e kisha idenë se kush ishte. Përplasja nisi kur E.P., bashkëfshatar me mua, pas fyerjeve të vazhdueshme në Facebook, më kërkoi që të takoheshim për t’u sqaruar. Lamë të takoheshim për t’u ballafaquar me kushtin që të ishim vetëm, por kur nisëm të sqaroheshim përfunduam me përplasje fizike”, është shprehur i plagosuri gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Sipas të dhënave, autori ka nxjerrë thikën duke e qëlluar tri herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull. Pas arrestimit, 17­vjeçari është shprehur se ngjarja kishte ndodhur nga një nerv i momentit dhe se ai thikën e kishte marrë me vete për vetëmbrojtje, në rast sulmi nga bashkëmoshatari i tij. Arma e ftohtë e përdorur prej tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

ma.me

Next Post
Karikatura, Charlie Hebdo për Trump: A i duhej besuar butoni bërthamor? (FOTO)

Karikatura, Charlie Hebdo për Trump: A i duhej besuar butoni bërthamor? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In