• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfim ndryshe i ambasadorit Lu: Babai budist, nëna katolike – unë protestant, përvoja shqiptare e mrekullueshme!

by Java News
01/02/2018 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, ka folur për herë të parë për përkatësinë fetare të tij dhe të familjes. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të disa universiteteve, Lu zbulon prejardhjen e ndërlikuar fetare.

Në këtë takim, i cili është publikuar në faqen e Ambasadës, Lu përgëzoi studentët për punën e tyre për të çuar përpara traditën shqiptare të dialogut ndërfetar.

“Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë. Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë. Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin”, u shpreh ambasadori Lu përpara studentëve.

Sipas tij, në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje, por në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë.

Fjala e plotë e Donald Lu: 
Rektor Gjana, Profesor Hajderi, Rektor Teliti, udhëheqës fetarë, profesorë, të dashur studentë,

Mirëmëngjes! Ju bashkohem sot për të thënë ju lumtë për punën tuaj në përkrahjen e tolerancës fetare. Kështu që do ta nis me disa komente për tolerancën fetare në jetën time dhe këtu në Shqipëri.  Më pas do të flas për Ditën e Kujtesës së Holokaustit në kontekstin shqiptar. Dhe në fund, do të jem i lumtur t’iu përgjigjem pyetjeve dhe të dëgjoj komentet tuaja.

Sa prej jush rrjedhin nga familje me prindër apo gjyshër, halla apo teze ose xhaxhallarë apo daja, të cilët kanë fe të ndryshme?

Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare.  Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë.  Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste.

Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë.  Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin. Megjithatë e di se do t’i rrisim fëmijët tanë që të jenë tolerantë dhe të pranojnë njerëzit e të gjitha besimeve. Pjesë e përvojës së mrekullueshme që fëmijët e mi kanë jetuar në shumë vende të botës është se kanë takuar njerëz të të gjitha besimeve të ndryshme.

Ju si shqiptarë e keni gjithashtu këtë mundësi të mrekullueshme. Jam i sigurt se të gjithë keni miq të mirë të cilët janë myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë, protestantë dhe ateistë. Kjo është një nga gjërat që e bën këtë vend të fortë.

Në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje. Në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute  të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë. Njerëzit e besimit në Shqipëri kanë krijuar ndërtesa të shkëlqyera, kremtime ndërfetare të festave fetare, organizata për t’u shërbyer të varfërve dhe lidhje kulturore me njerëzit në mbarë botën.

Dhe tradita e jashtëzakonshme e tolerancës fetare të Shqipërisë sigurisht që ka lidhje me Holokaustin dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjve që kërkuan mbrojtje këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vjehrra ime hebreje organizoi kohët e fundit në Memfis, Tenesi, shfaqjen e filmit “Besa”.  Ky film tregon historinë e mijëra familjeve shqiptare që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Ky është gjithashtu një film që diskuton rëndësinë kulturore të mikpritjes së shqiptarit dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. Vjehrra ime ftoi amerikanë nga xhamia e qytetit të saj, si dhe shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Memfis. Historia juaj e jashtëzakonshme për besën ka ndihmuar edhe në nxitjen e tolerancës fetare në vendin tim.

Dhe sot, shohim që feja në pjesë të botës, përfshirë Sirinë, Irakun, Birmaninë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, përdoret për të justifikuar dhunë dhe vuajtje të tmerrshme.

E di se të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit që i jep fund dhunës që justifikohet përmes fesë. E di që tashmë jeni duke folur për mënyrën se si besimet tona të shumta forcojnë komunitetet tona në vend që t’i ndajnë ato. E di që të gjithë ju qëndroni kundër dhunës dhe do të ndihmoni të bindni njerëzit e tjerë se ne të gjithë – myslimanë, ortodoksë dhe katolikë – jemi të njëjtë në atë që duam për familjet dhe komunitetet tona.

Faleminderit të gjithëve që keni marrë pjesë në programin e tolerancës fetare dhe një falënderim i madh për profesorët, dekanët dhe rektorët tuaj për nxitjen e aftësive tuaja drejtuese për të rinj të tjerë.

 

Next Post
EKSKLUZIVE/ Veliaj pezullon vendimin për uljen e taksës së zyrave, mbetet 8%

EKSKLUZIVE/ Veliaj pezullon vendimin për uljen e taksës së zyrave, mbetet 8%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protestën e 20 shkurtin

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In