• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet “Pamela”: Inspirohem nga Berisha, shoh Baywatch e Friends, preferoj Armanin

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 12:27
Albana Vokshi e gjen frymëzimin te lideri demokrat Sali Berisha

Albana Vokshi e gjen frymëzimin te lideri demokrat Sali Berisha

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka pagëzuar atë me humor, si Pamela Anderson e serialit të famshëm Baywatch.

Dhe duket se ky epitet i Ramës nuk është pa lidhje.

Kjo, duke qenë se Albana Vokshi thotë se seriali i saj i preferuar është pikërisht Baywatch, ku luan pikërisht Pamela.

Në një intervistë ndryshe për revistën Mapo, ajo ndërkohë thotë se frymëzohet nga Sali Berisha.

Kush është figura politike ndërkombëtare që ju frymëzon?

Margaret Thatcher, e cila në fakt më sjell gjithnjë në mendje një thënie të saj: Të jesh i fuqishëm është si të jesh grua.

Po nga politikanët shqiptarë kë do të veçonit?

Me profilin e lidershipit kurajoz dhe të një personazhi historik, jo vetëm në politikën e Shqipërisë, por edhe në proceset e vendim-marrjes kombëtare, frymëzues për çdo brez politikanësh është Dr. Berisha.

Cila është për ju koha më e mirë politike në këtë vend?

2005-2009‎.

A mbani ditar, apo shënime?

Me raste jam përpjekur të memorizoja dhe shkruaja gjithçka. por prej disa vitesh, edhe në rolin më të natyrshëm dhe të bukur të jetës, atë të nënës, i jam përkushtuar rritjes së dy vajzave; Ajnës dhe Amit, gjë që më le pak kohë për shënime. Por sigurisht do të kisha preferuar t’i kisha të ruajtura diku në një sënduk përjetimet profesionale gjatë misioneve me UN në Afganistan, Kosovë ashtu sikurse edhe protestat me studentët në vitet ’90-të, ngjarjet e opozitës së 1997-1998 si dhe momente të tjera të rëndësishme ku të qenit në politikë më ka bërë dëshmitare.

Teksa shkruaja përgjigjen për këtë pyetje, vajzat nxituan të blejnë një ditar dhe më kërkuan të rinis të shkruaj çdo ditë timen…

Koha që mbart për ju kujtimet më të veçanta…

Lindja e vajzave. Kam pasur ndjenjat dhe emocionet ‎më të forta.

Historia që do të donit ta kishit harruar, por s’ja keni dalë dot….

Mendoj se në një periudhë të jetës gjithkush lufton për “pavarësinë nga emocionet ….! ”

Njerëzit që ju kanë lënë kujtimet më të bukura…

Familja.

Kush është njeriu që i besoni gjithçka?

Janë motrat.

A ju kanë zhgënjyer?

Po.

A ju kanë lënduar?

Po, por pas çdo historie lëndimi, kam mësuar të dal më e fortë.

Kush ju ka rritur, edukuar që në vogëli e më tej?

Prindërit. Babi është kujdesur më shumë për pjesën e shkollës. Shumë kërkues por edhe i kujsesshëm dhe i përkushtuar. Mami për gjithçka… Ishte më afër nesh shpirtërisht. Me butësinë dhe ëmbëlsinë e saj na mësoi tolerancën dhe zemërgjerësinë, u bë shoqja jonë më e mirë. Edhe sot, pas shumë vitesh që nuk është më me ne, ende e kërkojmë këtë “miqësi hyjnore”. Shpesh ndjehem e keqardhur që dhimbja jonë prej ndonjë lëndimi… kthehej në dhimbjen e saj…Por, sigurisht me mua dhe Artanin (vëllanë më të vogël), përveç prindërve janë marrë edhe motrat: Moza dhe Vjollca ishin model për ne. Moza me zemrën e mirë, humorin dhe inteligjencën e saj dhe Vjollca me energjinë dhe kreativitetin prej një gjeniu.

Vazhdojmë të jemi po aq të lidhur me njëri-tjetrin si mirazhi i lumturisë së çdo familjeje.‎

Çfarë nuk ju pëlqen tek vetja?

Askush nuk është i përsosur. As unë. Besoj fort se perfeksioni qëndron në humanizmin e Zotit !

Çfarë ju pëlqen?

Më pëlqen të jem konsistente në ato që bëj. Një gjë që nis ta çoj deri në fund. Mundohem në çdo rast të veproj me drejtësi dhe humanizëm. Jeta ndodh të jetë edhe e shkurtër dhe të pavdekshme janë vetëm mirësia dhe ndershmëria !

Libri që po lexoni, apo keni lexuar së fundmi….

I Besnik Mustafajt.

Muzeu që ju ka mahnitur……

Musee du Louvre.

Vendi që keni shijuar më shumë e ku do të donit të ktheheshit gjithmonë…

Venezuela, po të mundesha do kthehesha gjithnjë atje…

Vendi që ju ka trishtuar më shumë…

Afganistani.

Seriali televiziv që keni ndjekur ndonjëherë…

“Baywatch”. “Friends” s’më mërzitet asnjëherë, mund t’i shoh e rishoh seritë…. Por edhe filmin e animuar Mikey Mouse, në këtë serial shoqëroj Ajnën me Amin.

Filmi më i dashur…..

Ka shumë filma që më pëlqejnë.

Aktori ose aktorja  e preferuar…

Ka shumë aktorë e aktore që më pëlqejnë por mund të veçoj, ‎Jodey Foster, Denzel Washington.

Muzika që dëgjoni….

Pak nga te gjitha…

A keni një listë këngësh që mbani në telefon apo makinë?

Në telefon jo, gjithmonë është full.. s’ka vend per “tra la la…” Në makinë po. Por edhe këtu, për preferancat muzikore vendosin: Ajna, Ami, Ajlini, Martina dhe Keni. Në usb- të e tyre tashmë…janë hitet e fundit shqiptare, ka shume edhe latine e sigurisht edhe hite ndërkombëtare të cilat “me detyrim” duhet t’i mësojmë edhe ne…

Pasioni më i fortë……

Udhëtimet, leximi…

Dëshira e parealizuar…

Mami të jetonte pak më gjatë e të shiht‎e fëmijët tanë. Përveç kësaj, s’kam asgjë shumë të dëshiruar e të parealizuar…

Palestër, ecje apo dietë..

Dietë dhe palestër herë pas here, jo rregullisht.

Ndonjë sport i frekuentuar apo thjesht i preferuar…

Herë pas herë luajmë volejboll. Tenisi sporti i preferuar.

Ku jetoni, në ç’ zonë të Tiranës?

Tirana e re.

A do të donit të jetonit diku tjetër?

S’kam preferenca të veçanta. Mbase diku ku të ketë më shumë qetësi dhe diell…

Kafja afër shtëpisë, më e preferuara e mëngjesit….

Kafja te “Gjermani”,  ku herë pas here fëmijët marrin edhe mëngjesin. “Skena”, ku shijojmë edhe tingujt e muzikës jazz dhe për kafen më të mirë një ngjitje në …”ABA21″.

Restoranti i frekuentuar, afër shtëpisë….

“Bottega dei Sapori”

Kuzhina që ju shijon më shumë….

E motrës sime Vjollca…Çdo gjë që ajo gatuan është mrekullisht e shijshme.

Stilisti apo stili që ndiqni e preferoni…

Veshjen zyrtare në takimet me protokoll. Nëse do të mundesha, Armanin do të zgjidhja ndër stilistët… Jashtë protokolleve zyrtare, më pëlqen stili i thjeshtë e sportiv…

Për çfarë shpenzoni pa fre?

Për vajzat… s’ju them dot kurrë jo.

Tema/d.i.

 

Next Post
Pogradec, dhunon vëllain për pronat, e bën për spital, arrestohet

Pogradec, dhunon vëllain për pronat, e bën për spital, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

Flakët u afrohen shtëpive në Mallakastër, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit

July 31, 2026
Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve

Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve

July 31, 2026
Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

Kriza e emigrantëve përçan BE! Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga Schengen, Madridi përplaset me Romën, reagon Finlanda dhe Suedia

July 31, 2026
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e sezonit, mbi 1 milion kalime në kufi!

July 31, 2026
“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

July 31, 2026
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Lufta SHBA-Iran nuk ndalet/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje!

July 31, 2026
Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

July 31, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

July 31, 2026
SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com