Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja të nxënëses e cila prej kohësh ishte përdhunuar nga mësuesi i saj 62 vjeçar Demir Hoxha në Divakë. Ajo ka rrëfyer në polici tmerrin që ka përjetuar, ku ka thënë se mësuesi 62-vjeçar i bënte presion që të mos tregonte çfarë kishte ndodhur.
Vajza është shprehur para oficerëve të policisë, se i vinte turp për atë që kishte ndodhur dhe e kishte të vështirë të tregonte.
“Mësuesi më bënte presion që të mos i tregoja kujt. Që nga hera e parë e deri në fund, nuk kisha guxim që ta denoncoja. Ai gjithçka e ka kryer duke bërë presion ndaj meje. Nuk kam kundërshtuar se kisha frikë. Kisha frikë edhe të tregoja, se ai më bënte presion. Më thoshte që të mos kundërshtoja e të mos i tregoja njeriu. Më vinte turp edhe nga ajo që kishte ndodhur dhe prandaj nuk i tregova askujt. Por nga hera e fundit kisha frika të vija më në shkollë dhe i tregova mamasë për atë që kishte bërë mësuesi me mua”, ka zbardhur “Panorama”, çfarë ka thënë ajo para policëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur për 6 muaj me radhë brenda ambienteve të shkollës “Hysen Malko” në Kryekuq të Divjakës.
Mësuesi 62-vjeçar e mbante në klasë të miturën, me pretekstin se ajo e ndihmonte për të korrigjuar provimet.









