• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet kuzhinieria e Enver Hoxhës: Mu thyhen pjatat kur e pashë, gatimet që preferonte

by Java News
02/11/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Nuk është e thënë që një njeri kriminel, në nivele ordinere apo “intelektuale” – si fjala vjen udhëheqës politik – të ketë qenë me patjetër i tillë dhe në jetën familjare. Natyra njerëzore e njeh paradoksin e dyfytyrësisë, ose bashkëjetesës së dy personaliteteve të kundërta, ku njëri mund të jetë thjesht aktor, mbajtës i një maske, ama edhe kjo pjesë e një personaliteti të dyfishtë. Dhe kjo vlen edhe për Enverin. Në fillimet e pluralizmit, atëherë kur nis të gëlojë denoncimi i figurës së tij si diktator nga shumë zëra, doli dhe dikush, njohës i fëmijërisë së tij, që tha se shpirti i tij kriminel ishte ngjizur që kur vriste pamëshirshëm hardhuca nëpër mure apo u këpuste kokën zogjve. Por ka dhe rrëfime si kjo e një gruaje në moshë, së cilën fati e çoi të punonte për 14 vjet rresht si ndihmëskuzhiniere e Enverit në vilën e Vlorës. Dhe ja ç’përfaqson për të njeriu më i urryer për një pjesë jo të vogël shqiptarësh… (shënim i redaksisë)

Male Gumi nuk ka qenë partizane. Por ajo qan me lot çdo 16 tetor e 11 prill, sa herë që dega e PKSH-së në Gjirokastër organizon përkujtimore për Enverin, lindjen apo vdekjen e tij. Është 85 vjeçe, e ashtu e rënduar nga mosha, e mbajtur mbi bastun, gjen forca për të qenë aty, për ta përkujtuar, e qarë me lot pra, Envernë që nuk është me ç’prej tre dekadash.

Është ndër të rrallat gra që merr pjesë në kësi lloj organizimesh nga nostalgjikët e moshës së tretë në vendlindjen e ish-udhëheqësit komunist. Ishte dhe para dy javësh në 108-vjetorin e lindjes, aty në Palorto, ku ia puthte foton e kërkonte së bashku me bashkëmoshatarët e saj flokëthinjur e lëkurërrudhur rindërtimin e monumentit të tij.

Po çfarë e lidh plakën Male me Enverin? Thjesht nostalgjia për ish-sistemin e tij apo diçka më tepër se kaq, më e afërt, më intime?

Po. Male Gumi ka gatuar për Enverin, ka qenë ndihmësekuzhiniere në vilën qeveritare në Vlorë. Pra, nga duart e saj është ushqyer ai, “udhëheqësi i shtrenjtë i popullit dhe i partisë”, siç thuhej në atë kohë e siç thuhet sot ende nga një pjesë, edhe nga Malja sigurisht.

E lindur në qytetin e Vlorës, Malja rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje. Në të 17-tat e moshës, Males i duhej të punësohej diku, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha dora vetë.

“U ngrita atë mëngjes dhe babai im, Zaçja më tha se do  filloja punë si ndihëmsekuzhiniere, punë të cilën ma kishte gjetur një mik i famljes.

Sapo futem në ndërtesë mbetem e shokuar jo vetëm nga vila por edhe nga oborri me plot lule e me të gjitha llojet e trëndafilave.

Në sallon me priste një grua e cila ishte kryekuzhinierja. Më veshi një këmishë të bardhë dhe më tha se duhet të nxitonim pasi dreka ende nuk ishte gati.

Ju futa menjëherë punës. Ishte dita e parë që punova në vilën e Enver Hoxhës.

Kaluan ditët por unë ende nuk e kisha parë nga afër Enverin.

Të dy djemtë e tij qëndronin aty gjatë ditës dhe ne u përgatisnim ushqime të shumta e mjaft të shëndetshme teksa porosinë e merrnim nga Nexhmija.

Dhe me duart që më dridheshin nga emocioni, më në fund, aty rreth datës 13 dhjetor i shërbeva për herë të parë Enverit.

Kur mbarova me të servirur pjatat, shkova me vrap në kuzhinë dhe nga frika apo emocioni theva disa gota të cilat po i laja.

Kryekuzhinierja nuk foli, ndërsa nga larg më erdhi një zë ku më foli shoku Enver duke më thënë që mos të mërzitesha.

Pas kësaj ngjarjeje vija çdo ditë në punë dhe shikoja se sa thjeshtë e mirë ndihesha në shtëpinë e udhëheqësit të shqiptarëve asokohe”.

Por si ishte t’i shërbeje një udhëheqësi ? Çfarë i pëlqente të konsumonte më së shumti atij dhe familjes së tij?

“Çdo gjë që shtrohej në tavolinë ishte e pëlqyer nga Enveri pasi gatuhej mjaft mirë dhe kurrë, asnjëherë nuk thoshte se nuk i pëlqente ushqimi. Gjithmonë ne i përgatisnim shumë gatime tradicionale dhe ato ishin më të preferuarat për të. Byreku ishte një prej ushqimeve që nuk mungonte në tavolinë.

Shkova në në atë shtëpi fare e vogël, mësova shumë, punova prej më shumë se 14 vjetësh dhe me pas u shkëputa me kujtimet më të bukura . U largova  për të vazhduar rrugën time. Kam pasur një jetë tepër të vështirë pas atyre viteve që lashë punën. Nuk u martova asnjëherë dhe s’munda të krijoja një familje. Gjithmonë e kam dashur një të tillë, por ja që fati  ….(dhe qan).

Kur vdiq Enveri, si të gjithë të tjerët qava. Kam qarë shumë pasi unë edhe e kisha njohur dhe nuk më është dukur asnjëherë aq hijerëndë, por gjithmonë i qetë në familje dhe në sjelljet karshi nesh.

Do të shkoj në ditëlindjen e tij dhe në çdo datë tjetër sa të kem fuqi, sepse është një pjesë e madhe e rinisë time që është e mbushur me plot histori, të mira e të këqija. Unë sot e them me krenari se i kam shërbyer ish-udhëheqësit komunist, shokut Enver Hoxha”, – përfundon rrëfimin e saj Male Guma, 85-vjeçarja që i shërbeu Enverit si ndihmëskuzhiniere. (Tesheshi.com)

ma.me

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Konflikti disavjeçar, plagosin një person për hakmarrje, në pranga babai, i biri dhe nipi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In