• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrëfehet gruaja e Selman Stërmasit: E njoha 14 vjeç, nuk i kishte prindërit dhe më erdhi në dasëm me 100 shokë

by Ardit Rada
13/11/2020 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është 100 vjeç, por duket të paktën si 20 vite më e re. Bëhet fjalë për Nezihat Stërmasi bashkëshorten e ikonës së klubit të futbollit Tirana Selman Stermasi i lindur në 9 Maj të vitit 1908. Ai ndërroi jetën në vitin 1976 duke lënë pas gruan dhe vajzën e tij.

E shoqja, Nezihat Stërmasi jeton në shtëpinë e tyre ku shkeli për herë të parë 82 vite më parë. Emisioni “Historia ime” do të sjellë tek ju vajzën tiranse nga familja Petrela e cila u bë zonja Stërmasi në fillim shekullin e kaluar. Ajo ka treguar për moderatoren Mirela Milori si u njoh me Selmanin dhe çfarë mendoi kur e pa atë për herë të parë.

Nezihat Stërmasi në Shtator të këtij viti festoi 100-vjetorin e saj të lindjes. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka folur për dasmën dhe kujtimet e bukura që ka kaluar me bashkëshortin e saj të cilin e konsideronte një mashkull shumë të bukur, të pastër dhe një njeri të mrekullueshëm.

Mirela Milori: Më fol pak për fëmijërinë tënde.

Nezihat Stërmasi: Shtëpia ime ka qenë aty ku është një xhami tani në mes të Tiranës, prej ty kam dalë nuse.

Mirela Milori: Me çfarë mbiemri?

Nezihat Stërmasi: Petrela, ishim tre motra dhe tre vëllezër. Shtëpinë e mbaj mend shumë të bukur dhe çdokush që bënte shtëpi shkonim dhe nuk më dukeshe asnjë si shtëpia ime. Ne prisnim njerëz të huaj dhe i prisnin siç duhej.

Mirela Milori: Çfarë është një kujtim që të vjen nga fëmijëria për shembull?

Nezihat Stërmasi: Çfarë të kujtoj më përpara?! Kam shumë kujtime të bukura si nga fëmijëria, si nga rinia. Kisha plot kushërira dhe dilnim xhiro. Tirana ishte e bukur, kur dilnim nga shtëpia dilnim me Pajton. Babai e kishte blerë që ne gratë të dilnim rreth e rrotull Tiranës. Dilja me flokët gërsheta dhe shumë e thjeshtë.

Mirela Milori: Sa vjeçe u njohe me bashkëshortin tënd?

Nezihat Stërmasi: 14 vjeç.

Mirela Milori: Me dashuri apo me mblesëri?

Nezihat Stërmasi: Jo ku bëheshe atëhere me dashuri!

Mirela Milori: Po si u martuat?

Nezihat Stërmasi: U martova në moshën 18 vjeç. Vetëm kur u fejova u njoha me burrin, atëhere e pashë për herë të parë. I thashë nënës pyesni një herë më parë për të sepse unë ju vi prap në shtëpi dhe nëna tha jo ne nuk do të të japim burrë që të na vish prap në shtëpi, do të ta japim që të kesh një jetë të lumtur dhe ashtu e kam pasur jetën.

Mirela Milori: Kur e pe për herë të parë Selmanin, çfarë ndodhi?

Nezihat Stërmasi: Selmani ishte shumë simpatik, i rregullt, i pastër dhe i gjatë. Unë nuk doja t’i dilja para në fillim se më vinte shumë turp, isha vetëm 14 vjeç. I thashë çështë ky budallallik pse më nxirrni? Nëna e shkretë më thoshtë që duhet të njohësh burrin dhe unë i thashë po kur të martohem e njoh burrin, punë e madhe fort. Kur isha e fejuar vinte një herë në javë që të më takonte, flisnim, bënim shaka, kishim afrimitet të madh.

 Mirela Milori: Në moshë 18 vjeç u martove, sa vjet më i madh ishte ai?

Nezihat Stërmasi: 8 vite më i madh. Ishte njeri i mrekullueshëm dhe djali më i bukur i Tiranës.

Mirela Milori: Po ti ke qenë më e bukura e Tiranës?

Nezihat Stërmasi: Unë nuk e di si isha, por ai visheshe bukur, ishte shumë i rregullt. Pasi u martuam erdhëm në këtë shtëpi dhe dhoma jonë ka qenë kjo që po flasim tani.

Mirela Milori: Ti ke hyrë në këtë shtëpi para 82 vitesh dhe këtu fillon historia. Si ka qenë dita e dasmës?

Nezihat Stërmasi: Makina erdhi deri këtu, më zbritën dhe më futën në shtëpi dhe i qërasa njerëzit që vinin tek unë.

Mirela Milori: Si ishte fustani i nusërisë?

Nezihat Stërmasi: Fustani ishte shumë i bukur, ma kishte prerë kunata ime nga Greqia. Fustan i gjatë me bisht dhe vello shumë i bukur. Më lyeu dhe rregulloi një franceze ajo erdhi në shtëpi e më bëri tualetin.

Mirela Milori: A u bëre nuse e bukur?

Nezihat Stërmasi: Ku di unë si isha bërë, njerëzit më shikonin me qejf dhe thoshin sa e bukur. Thoshin nusja më e bukur e Tiranës.

Mirela Milori: Po Selmani çfarë të tha kur të pa nuse?

Nezihat Stërmasi: Ah Selmani ka qenë shumë i mirë. Ishte shumë liberal. Në atë kohë dhëndri nuk vinte të merrte nusen në shtëpi, ai erdhi më mori me makinë edhe gjithë shokët e vetë. Kishte 100 vetë për darkë dhe unë në krye të tavolinës. Ishte shumë modern. Prindërit e tij kishin vdekur, vetëm halla e tij më priti, me lot më priti sepse nuk kishte të vëllain. Ajo ishte e para e shtëpisë. 

Mirela Milori: Kur u njohe me sportin ti, apo pasi u njohe me Selmanin.

Nezihat Stërmasi: Isha me vëllezërit, ata ishin shumë tifozë. Isha e fejuar dhe shkoja në sport në Stadium. Shkoja me vëllezërit, Selmani luante në fushë dhe unë bëja tifo për të dhe bërtisja. Edhe kur u martuam shkoja në stadium, isha e para. Kur shkoja në stadium, pastaj të gjithë shkonin në rrobaqepsi të bënin rrobat si unë. Unë kisha rrobaqëpësen time, ishte një jugosllave.

Mirela Milori: Si ishte martesa me një sportist në atë kohë. Ai ishte një djalë i bukur, e shikonin të gjithë edhe vajzat, a ishe xheloze?

Nezihat Stërmasi: Nuk isha xheloze sepse ai çmendej pas meje. Ai edhe kur kishte shokë për darkë më vendoste mua në krye të tavolinës. Vinte më pyeste a u lodhe dhe kur i thoja po, më merrte dhe më fuste brenda. Kemi shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Vajza i ka ngjarë shumë për gjithçka. Shtëpia jonë ka qenë e hapur për të gjithë. Vinin shumë familje, ishin shumë të mirë por shumë fanatikë dhe kur bëheshe ndonjë drekë apo darkë, uleshin vetëm burrat, gratë jo, kurse unë i mblidhja dhe burrat bashkë.

Mirela Milori: Si ia prishe mendjen atij që e bërë yllin e Tironës të të donte vetëm ty?

Nezihat Stërmasi: Ku di unë, ai më donte shumë. Thoshte kur dal në rrugë nuk shoh femër si ti, i thoja mos fol budallalliqe se të gjitha femrat njësoj janë. Më thoshte jo nuk janë njësoj se ti di t’i presësh njerëzit, di t’i nderosh, t’i llafosësh. Edhe unë e kam dashur shumë sepse ishte për të dashur. U plaka tani sepse dreq kam qenë.

Mirela Milori: (Qesh) Po pse ke qenë dreq?

Nezihat Stërmasi: Isha tifoze e madhe dhe kur vinin gazëtarët nuk shkonin tek ata që duhet të shkonin por vinin tek unë. Bëni shuplakat gati i thoja se kur të bëj unë kështu do bëni dhe ju. 

Next Post
Basha “hetoi për UÇK” në Kukës: Intervista e Jose Pablo Bayrabar rrëzon deklarimin e kryetarit të PD-së

Basha “hetoi për UÇK” në Kukës: Intervista e Jose Pablo Bayrabar rrëzon deklarimin e kryetarit të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In