Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë, ka mohuar se ka pasur mosmarrëveshje me Ergys Kaçen pas ndeshjes me Portugalinë.
Pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë qarkulluan zëra se Kaçe ka debatuar me De Biasin rreth mosaktivizimit në fushën e gjelbër.
“Nuk flas për gjëra të pavërteta dhe ju ftoj edhe ju mediave që për të mirën e lojtarit dhe të Kombëtares të evitoni të shkruani gjëra të tilla. Është një turp i madh që lajme të pavërteta publikohen në media”, ka deklaruar strategu italian për ‘Panorama Sport’.