• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Armina: Festat, lidhja me Shkëlzenin dhe plani për fëmijë

by Java News
25/12/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Armina Mevlanin, nëse ekziston ndonjë filozofi jete, është ajo se në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër dhe është e padrejtë që disa njerëz të vuajnë aq shumë, ndaj u takon atyre që munden të vendosin një ekuilibër.

Gati katër vite pasi nisi historinë e dashurisë me Shkëlzen Berishën, ajo tregon se gjestet e bamirësisë kanë qenë të shpeshta nga ata si çift, por nuk kanë preferuar t’i bëjnë kurrë publike. Moderatorja rrëfen për gazetën “Panorama” sekretet e shpirtit binjak, dhe ku do të festojnë ndërrimin e viteve.

Atmosfera e Vitit të Ri i afron njerëzit më shumë me njëri-tjetrin. Ku dhe me kë do të festoni?

Gjithmonë Vitin e Ri e kemi kaluar pranë familjarëve dhe miqve më të mirë, ndaj edhe këtë vit nuk do të jetë ndryshe. Rëndësi ka të jemi pranë atyre që duam dhe çdo gjë tjetër shkon shumë mirë.

Zakonisht si ndodh në bisedat për nisma të ndryshme me partnerin Shkëlzen Berisha, ti jep ide dhe ai aprovon apo e kundërta?

Në fakt, që në fillim të marrëdhënies sime me Zenin, një ndër gjërat që më ka bërë shumë përshtypje dhe kam vlerësuar aq shumë është zemra e tij e mirë dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët, gjithashtu më ka bërë përshtypje fakti që asnjëherë nuk ka dashur t’i bëjë publike. Edhe ai këtë besoj ka vlerësuar tek unë, dhe sigurisht më mbështet sa herë ka mundësi.

Sa pranë je me nënën e tij, Liri Berishën, të cilën e shohim shpesh pranë fëmijëve?

Znj. Liri është një grua shumë e dhembshur dhe e dashur, për këtë arsye ajo ka bërë të pamundurën ta ngrejë dhe ta mbajë këtë fondacion, dhe kjo është diçka për t’u vlerësuar maksimalisht. Nuk e di nëse unë do t’ia dilja aq mirë sa ajo. Por di që në një të ardhme do të mundohem për diçka të ngjashme, pasi unë e vuaj shumë pamundësinë, sëmundjen apo vuajtjen e një fëmije.

Ke plan të bëhesh nënë, kur dëshiron ta kesh fëmijën tënd?

Për shkak të angazhimeve dhe moshës, nuk kam marrë ende një vendim të tillë për të pasur fëmijë. Sigurisht është një ndër gjërat më të bukura dhe një ndër mrekullitë me të cilat Zoti bekon një familje dhe, si e tillë, dua që të vijë në momentin e duhur në mënyrë që unë t’i dedikohem komplet.

Si do ta projektoje jetën e fëmijëve të tu, ti vetë ke qenë një fëmijë i lumtur e që të plotësohej çdo dëshirë, apo jo?

Në fëmijëri kam qenë shumë e lumtur, sepse prindërit e mi më kanë qëndruar shumë afër. Mesa kanë pasur mundësi, ata kanë punuar dhe s’më kanë lënë të më mungojnë gjërat kryesore që një fëmijë mund të dëshirojë. Në këtë aspekt kam qenë me fat.

Cilat ishin disa nga dëshirat e tua të fëmijërisë dhe të është realizuar çfarë ëndërroje atëherë?

Unë ëndërroja shumë dhe adhuroja të luaja me kukullat, që ende edhe sot i kam ruajtur. Gjithashtu, në çdo aktivitet shkollor kam qenë e para që organizohesha të kërceja, aktroja apo këndoja dhe babi është kujdesur që këto kujtime t’i kem të regjistruara, ndaj sa herë i shoh, ndihem shumë mirë dhe e lumtur. Besoj shumë në teorinë frojdiane, e cila thotë se çdo gjë që na ndodh në fëmijëri është ajo që më pas ne bëhemi kur jemi të rritur, pra gjithçka është pasqyrim i fëmijërisë. Ndaj do të doja shumë që edhe unë të bëja për fëmijët e mi maksimumin për t’i edukuar dhe për t’u dhënë një fëmijëri të lumtur, atë që në fund të fundit çdo fëmijë në botë meriton.

Ndërkohë të pamë në një aplikacion në prag festash, ku shfaqesh sa joshëse, aq edhe rebele. Si realizohet një klip i tillë?

Për sa i përket aplikacionit, në fakt çdo gjë lindi me blogun tim arminamevlani.com dhe më pas u krijua dhe në formë aplikacioni që mund të shkarkohet në çdo celular me titull “The rebel heart”. Më vonë më lindi ideja e një kanali në “YouTube” në emrin tim, Armina Mevlani, ku çdokush mund të regjistrohet dhe të ndjekë videot, që unë do të postoj nga jeta ime, setet fotografike apo këshilla bukurie që do të jap. Do shkarkoj shpesh video në këtë kanal, ndaj shpresoj të ecë sa më mirë.

Duke u nisur nga performancat e tua në atë aplikacion, cili është kufiri që ndan dukjen sensuale nga ajo seksi? Ti cilin epitet do të preferoje më shumë?

Për sa i përket kufirit, është tepër subjektive se si njerëzit e shohin apo perceptojnë kufirin. Mendoj se çdokush ka kufirin e vet brenda vetes dhe atë respekton sipas pozitave që ndodhet, i mirë apo i gabuar qoftë. Unë jam dhe kam qenë edhe më parë në botën e artit dhe çdo gjë e kam përcjellë në forma artistike dhe në funksion të seteve fotografike apo videove që më kanë interesuar për punën që unë bëj. Për sa i përket cilësimit “seksi” apo “sensuale”, mendoj deri diku janë e njëjta gjë dhe nuk është qëllimi im kryesor në atë që bëj. Tek një femër, e cila bën punën që unë bëj në modë, duhet të ketë shumë cilësi dhe, edhe pse sensualiteti mund të jetë pjesë e saj, nuk është aspekti i vetëm dhe më kryesori.

“PSE VENDOSA TË MARR PËRSIPËR FËMIJËN E DHUNUAR NGA ANJEZA SHABANI”

Gjashtë muaj pas ngjarjes së vogëlushit të dhunuar nga Anjeza Shabani, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” njoftoi se ai do të jetë nën përkujdesjen e ekspertëve për të shmangur pasojat psikologjike të dhunës. Ish-missi, prezantuesja dhe blogerja, Armina Mevlani, do të paguajë shpenzimet e këtij trajtimi, duke marrë kështu përsipër këtë fëmijë për rikuperimin pas traumës psikologjike, sipas vlerësimeve të bëra nga ekipi mjekësor. Por ky nuk është rasti i vetëm që Armina ofron ndihmë për fëmijë në nevojë.
Pyetjes si të lindi ideja për të na surprizuar me gjestin për fëmijën e dhunuar nga edukatorja e përfolur, Anjeza Shabani, ajo i përgjigjet: “Kisha dëgjuar për historinë e dhimbshme dhe isha prekur shumë, ashtu siç besoj ka ndodhur për shumicën e qytetarëve që e kanë dëgjuar. U informova gjithashtu që, për shkak të traumës së shkaktuar në kopsht, djali kishte nevojë për ndihmë profesionale në Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë dhe kështu, pasi u konsultova edhe me znj. Liri Berisha, vendosa ta mbështes unë trajtimin e fëmijës me të ardhurat nga biznesi im çdo muaj.

Po kush do të jetë fëmija tjetër tek i cili Armina do të hedhë sytë?

Në fakt, ai fëmijë nuk është i pari për të cilin unë kujdesem. Ka pasur edhe raste të tjera të publikuara, por edhe jo të publikuara, sepse mua nuk më pëlqen të nxjerr në publik diçka që e bëj nga shpirti. Me sa mundësi të kem, do të ndihmoj gjithmonë. Mendoj se në këtë jetë të gjithë duhet të jemi në shërbim të njëri-tjetrit, dhe jo të luftojmë njëri-jetrin. Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër dhe është e padrejtë që disa njerëz të vuajnë aq shumë. Duhet të ketë një ekuilibër dhe këtë ekuilibër duhet të jemi edhe ne që ta vendosim, me aq mundësi sa kemi”, tha ajo.
Panorama/d.i.

Next Post
Rrëzimi i avionit rus, dyshohet për gabim të pilotit

Rrëzimi i avionit rus, dyshohet për gabim të pilotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

December 30, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Masat urgjente per prishjen e syrit te keq

December 30, 2025
Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

December 30, 2025
Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

December 30, 2025
Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

December 30, 2025
Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

December 30, 2025
Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

December 30, 2025
VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

December 30, 2025
Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com