• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfehen të burgosurit, si u mashtruam nga ISIS

by A R
23/11/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 mijë të burgosur mbahen në burgun sekret në veri të Irakut, të gjithë të akuzuar për lidhje me ISIS-in. Me autorizimin e autoriteteve kurde, media amerikane CNN arriti të hyjë në burgun famëkeq, duke intervistuar 3 prej të burgosurve. Laith Ahmed ishte pjesë e militantëve të ISIS që sulmuan Kirkukun në 21 tetor.

Video e xhiruar nga kamerat e sigurisë tregojnë pamjet e operacionit që synonte të shpërqendronte forcat irakiane nga fokusi i tyre kryesor, beteja për Mosulin. Ai qëllohet në këmbë dhe kapet nga banorët e inatosur që ja dorëzojnë forcave të sigurisë kurde. Ahmed po punonte si marangoz kur ISIS pushtoi fshatin e tij pranë qytetit sunit të Hawija-s verën e 2014-s.

Tre ditë më vonë një burrë erdhi tek ai duke i premtuar një rrogë nëse do t’i bashkohej Shtetit Islamik. I varfër dhe i pashkollë, Ahmed pranoi, pa i kuptuar pasojat e vendimit të tij. Tani thotë se nuk do të ketë më të bëjë me ISIS. “Bëra një gabim. Nuk di të shkruaj apo lexoj. Çdo gjë që bëra ishte e gabuar”, thotë ai.

20-vjeçari Akram Ahmed punonte në një dyqan celularësh dhe i pëlqenin mesazhet fetare të ISIS, edhe pse i dukeshin të largëta deri në ditën kur i kërkuan të bëhej pjesë e grupit. “Kalifati na joshi me fenë. Unë jam një student i ligjit të Sharias në universitet. Kështu ideja e një Shteti Islamik mu duk bindëse”, vijoi ai.

Studentit iu kërkua të merrej me studimin dhe vëzhgimin e terrenit përpara sulmit në Kirkuk. Ai përdori telefonin celular për të filmuar godinat e rëndësishme qeveritare e të sigurisë, dhe zbuloi pikat e dobëta që militantët mund të shfrytëzonin për të hyrë në qytet. 20-vjeçari u shpreh i penduar për dëmet që kishte shkaktuar dhe tha se gjithmonë mendon për to.

Abdelrahman al-Azy thotë se ishte njeriu që merrej me paratë dhe se pasi i kishte shpallur besnikërinë ISIS një vit më parë, ishte përgjegjës për shpërndarjen e pagave tek militantët dhe familjet e tyre. Pranon gjithashtu se ishte udhëzuar të vriste gjakftohtësisht një person. Al Azy thotë se beson tek predikimet e grupit dhe tek dhuna kundër atyre që konsiderohen joislamikë shkruan tch.

“Neve na kanë thënë se jo besimtarët duhet të vriten edhe pse tani nuk jam shumë dakord me këtë. Këtu në burg më thanë se Profeti kishte një fqinj jobesimtar e nuk e vrau atë”, tha ai./a.m.

Next Post
Rrëfimi tronditës i aktores: Nëna kishte porositur vrasjen time

Rrëfimi tronditës i aktores: Nëna kishte porositur vrasjen time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In