Reshjet e shiut që përfshinë kryeqytetin në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar probleme në disa zona të tij. Për shkak të reshjeve të furishme të shiut, në disa rrugë ka prezencë të madhe të ujit.
Kështu, mësohet se probleme ka në rrugët “Siri Kodra” deri te tregu i rrugës “5 Maji” si dhe bë rrugën “Ali Demi”. Vështirësi qarkullimi paraqiten edhe në zonën nga Zogu i Zi deri në Laprakë.
Ndërkohë, në disa lagje, banorët e kateve të para thonë se u ka hyrë uji në banesa.
Një rebesh i fuqishëm shiu dhe ere ka përfshirë edhe veriun e vendit, shkruan Balkanweb. Për pasojë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së të shtunës kanë mbetur Puka, Kukësi, Hasi e Tropoja.
Si pasojë e e reshjeve të dendura ka pasur edhe rëshqitje inertesh në disa akse rrugore.
Në Dibër 70 shtëpive iu janë dëmtuar çatitë nga fortuna.