• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rozana Radi: Pse ta urrej lezbizmin?! Çdo njeri është i lirë të dashurojë

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Gjoksin e kujt femre pëlqeje para se të bëje ndërhyrjen?

Unë nuk kopjoj askënd.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale ndihesh më e plotë, seksi, më shumë femër?

Do e quaja më mirë një kapriço adoleshente, një ndërhyrje kirurgjikale. Temë e mbyllur.

Deri ka ka shkuar fantazia e njerëzve për ty, pra çfarë ke dëgjuar për veten që as vetë s’e kishe imagjinuar?

Çfarë nuk kanë shpikur. Vetëm gjyshe s’më kanë bërë ende. Po mua nuk është se më intereson shumë shprehja: “Po bota, ç’do të thotë bota?”

Një nga lajmet e fundit për ty ishte “Rozi shtatzënë”, që e mohove me një status ironik në facebook. Çfarë shije të la?

Është e vërtetë që ka bëhen shumë shkrime jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët. Portale online të cilët i bëjnë këto lajmë vetëm për të marrë disa klikime më tepër, gjë që publiku e ka kuptuar se po ta hapësh linkun, tjetër është artikulli e tjetër titulli e atëherë e kupton që është thjesht një mashtrim.

Nisur nga lajmi mendon se të jesh nënë është pasuria më e madhe për një
femër?

Përsa i perket të pasurit të një fëmije po e shpjegoj me një telefonatë të një shoqes sime, e cila më tha: “Tani që u bëra me fëmijë e kuptoj sesa na kanë dashur nënat tona”. Besoj se duhet të jetë gjëja më e bukur ndjesia kur bëhesh nënë. Nuk di të flas nga faktet, por besoj se ashtu është.

Jeta më e bukur që do i dëshiroje vajzës tënde një ditë?

Po ju përgjigjem me dy vargje nga kënga ime “Bekim”. Rrugë të mbarë kokën mos kthe, mos harro kush ishe dje. Fal se falja është e shenjtë mos urre!

Sa kushtojnë vargjet e tua, pra një tekst kënge nga Rozana Radi?

Nëse do t’i vendosja një çmim besomëni me modestinë më të madhe që s’ka asnjeri aq para sa të më blejë shpirtin! Jam tekstshkruesja më e lirë në trevat shqiptare.

Çfarë konsideron pasuri deri tani?

Motra, nipi, mbesa, pasuri përrallore.

Kush të këshillon për zgjedhjen e një projekti ku duhet të përfshihesh?

E vetmja këshilltare e jetës sime, e zgjedhjeve të mia, i vetmi njeri që i besoj është ime motër. I besoj verbërisht, dhe mund të shkoja me sy mbyllur deri në fund të botës nëse do më dirigjonte ajo.

Çfarë bën për të fituar besimin e të tjerëve?

Unë nuk jam natyrë që mundohem të dukem për të fituar besimin e njerëzve. Unë i kam krijuar shoqëritë e mia që në fëmijëri, ndaj e kam të vështirë të krijoj marrëdhënie të ngushta me persona, që i njoh në vitin në 2015-2016. Flas për shoqëri të ngushta këtu. Dhe të krijoj besim duke bërë diçka për ta unë thjesht jam kjo që jam, pastaj kanë a s’kanë besim njerëzit tek unë kjo është relative, varet si e shohin ata. Unë jam kjo që jam, bëj ato gjëra që duhen bërë, e nuk i bëj se duhet të
fitoj besimin e dikujt.

Mikesha më e ngushtë që di shumë nga sekretet e tua?

Mikeshat e mia janë tre. Fatkeqësisht nuk jetojnë në Shqipëri, por mund t’i ishin përgjigjur kësaj interviste sikur të isha unë. Ato janë Ada, Erma, Loida.

E urren lezbizmin?

Pse duhet të urrej lezbizmin?! Çdo njeri është i lirë të dashurojë kë të dojë. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë!

Je zonjë e mirë shtëpie dhe sa kohë kalon në kuzhinë?

Nuk jam zonjë, por jam një zonjushë shumë e mirë shtëpie. Nuk kam pastruese në shtëpi pasi punët i bëj vetë. Kam shumë dëshirë të gatuaj dhe këtë mund ta vërtetojnë miqtë e mi, të cilët i ftoj në shtëpi për
drekuar apo darkuar së bashku.

Nga cilat ushqime ke hequr dorë për të ruajtur peshë konstante?

Kam një trup që marr shumë shpejt kile, por ndërkohë që i heq shumë shpejt. Tani është periudhë mesatare, normale kam hequr dorë nga brumrat, makaronat, yndyrnat, të skuqurat të cilat nuk i konsumoj. Sigurisht frutat nuk i konsumoj jo shumë pasi kanë sheqer, dhe darka jo shumë vonë. Ndërsa vrapi dhe ecja më ndihmon më tepër.

Pi cigare, alcool?

Nuk pi cigare, nuk pi alkool.

Ke varësi nga telefoni?

Kam varësi nga telefoni. Jam njeri që dua të jem çdo moment në kontakt me familjaret e mi. Nuk jetoj dot nëse s’ia dëgjoj zërin. Telefon të qofsha falë!

Filmat e kujt aktori apo aktore ndjek më shumë?

Ndjek filmat e Roberto Begninit./Story

ma.me

Next Post

Pajisja e përgjimit, ja çfarë deklaruan 4 zyrtarë të policisë në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In